Gjoni 7

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Mas kësaj, Jezusi vazhdoi me ecë nëpër Galile. Aj nuk donte me nejtë në Jude, sepse Judenjtë po kërkojshin me e mbytë. 2 Po festa e Kasollave e Judenjve ishte afër. 3 Prandaj vllaznit e tij i thanë: „Ik pi qitu e shko në Jude, që edhe nxansat tu me i pa veprat që po i bon. 4 Se kush don me u njoftë publikisht, nuk bon kurgjo fshehtas. Nëse po bon kësi senesh, atëherë kallxoja veten botës.“ 5 Se vllaznit e tij nuk besojshin në të. 6 Prandaj Jezusi ju tha: „Koha jeme hala s’ka ardhë, po për juve çdo kohë asht e përshtatshme. 7 Bota s’ka arsye me ju urrejtë juve, po mu më urren, sepse unë dëshmoj që veprat e saj janë të këqija. 8 Ju hypni në festë, unë hala nuk po hypi në qit festë, sepse koha jeme hala s’ka ardhë.“ 9 Pasi i tha këto, aj mbeti në Galile.

10 Po kur vllaznit e tij hypën në festë, edhe aj u nis, jo haptas para krejtve, po fshehtas. 11 Në festë Judenjtë po e kërkojshin. „Ku asht qaj njeri?“, pytshin ata. 12 Në kallabllak flitej shumë nën za për të. Do thojshin: „Asht njeri i mirë“, e do tjerë: „Jo, nuk asht qashtu, aj po i mashtron njerzt.“ 13 Po pi frikës pi Judenjve, normal, kërkush nuk folte haptas për të.

14 Kur festa veç kishte mbërri në gjysmë, Jezusi hypi në tempull edhe nisi me msu. 15 Judenjtë, të habitun, pytshin: „Qysh i din ky kaq mirë Shkrimet, kur s’ka studiu në shkolla?“ 16 Jezusi ju përgjigj: „Ajo që po msoj unë nuk vjen pi meje, po pi Atij që më ka dërgu. 17 Kush ka dëshirë me jetu simas vullnetit të Zotit, ka me e kuptu a asht ky mësim pi Zotit, a po flas unë pi vetes. 18 Kush flet pi vetes, kërkon lavdinë e vet. Po kush kërkon lavdinë e Atij që e ka dërgu, aj asht i besueshëm edhe s’ka kurgjo të rreme në të. 19 A nuk ju ka dhanë Moisiu Ligjin? Po asnjani pi juve nuk po i përmbahet Ligjit. Pse po doni patjetër me m’mbytë?“ 20 Kallabllaku ju përgjigj: „Ti ki shpirt të keq. Kush po don me t’mbytë?“ 21 Jezusi ju përgjigj: „Nji vepër të vetme e kam bo, edhe krejt po çuditeni. 22 Mendoni pak: Moisiu ju ka dhanë rrethprerjen, edhe pse ajo nuk vjen pi Moisiu, po pi t’parët, edhe ju e rrethpreni njeriun në sabat. 23 Nëse nji njeri rrethpritet në sabat që mos me u shkelë Ligji i Moisiut, pse po idhnoheni kaq shumë me mu pse e kam shëru krejt nji njeri në sabat? 24 Mos gjykoni ma simas pamjes së jashtme, po gjykoni drejt.“

25 Atëherë do banorë të Jerusalemit thanë: „A nuk asht ky njeriu që po dojnë me e mbytë? 26 Po kqyrni! Aj po flet qitu haptas, e kërkush s’po i thotë kurgjo kundër. A mos udhëheqësit e kanë kuptu përnime që ky asht Krishti? 27 Po na e dimë pi kah asht ky njeri. Kur të vjen Krishti, kërkush s’ka me ditë pi kah asht.“ 28 Atëherë Jezusi, derisa po msonte në tempull, thirri: „Ju më njihni edhe e dini pi kah jom. Unë nuk kam ardhë pi vetes. Po Ai që më ka dërgu ekziston përnime, e ju nuk e njihni. 29 Unë e njoh, sepse jom përfaqësues i tij, edhe aj më ka dërgu.“ 30 Atëherë deshtën me e kapë, po kërkush nuk e preku, sepse ora e tij hala s’kishte ardhë. 31 Megjithatë, shumë pi kallabllakut besun në të edhe thanë: „Kur të vjen Krishti, a ka me bo ma shumë shenja se ky njeri?“

32 Farisenjtë e ninë qit mërmëritje për të, prandaj kryepriftërinjtë edhe Farisenjtë i dërgun zyrtarët me e kapë. 33 Atëherë Jezusi tha: „Edhe pak kohë jom me ju, para se me shku te Ai që më ka dërgu. 34 Ju keni me m’kërku, po s’keni me m’gjetë, edhe ku kam me qenë unë, ju s’mundeni me ardhë.“ 35 Atëherë Judenjtë thanë mes veti: „Ku po don ky me shku, që na s’kemi me mujtë me e gjetë? A mos po don me shku te Judenjtë që janë shpërnda mes Grekëve, edhe me i msu Grekët? 36 Qka po don me thanë me: ‘Ju keni me m’kërku, po s’keni me m’gjetë, edhe ku kam me qenë unë, ju s’mundeni me ardhë’?“

37 Në ditën e fundit, ditën e madhe të festës, Jezusi u çu në kambë edhe thirri: „Kush ka etje, le të vjen te unë edhe le të pin. 38 Kush beson në mu, ‘pi mbrendësisë së tij kanë me rrjedhë lumenj uji të gjallë’, qysh thojnë Shkrimet.“ 39 Me këtë po fliste për frymën, që ata që besojshin në të kishin me e marrë së shpejti. Se fryma hala nuk ishte dhanë, sepse Jezusi hala nuk ishte lavdëru. 40 Do pi kallabllakut, kur i ninë këto, thanë: „Ky përnime asht Pejgamberi.“ 41 Tjerët thojshin: „Ky asht Krishti“, e do tjerë: „Krishti s’vjen pi Galilesë! 42 A nuk thojnë Shkrimet që Krishti vjen pi pasardhësit e Davidit edhe pi Betlehemi, katuni ku ka jetu Davidi?“ 43 Kështu u bo përçarje në kallabllak për shkak të tij. 44 Do pi tyne deshtën me e kapë, po kërkush nuk e preku.

45 Zyrtarët u kthyn te kryepriftërinjtë edhe Farisenjtë, e ata i pytën: „Pse nuk e keni pru?“ 46 Zyrtarët ju përgjigjën: „Kurrë njeri s’ka folë qysh po flet ky.“ 47 Farisenjtë ju thanë: „A mos ju ka mashtru edhe juve? 48 A ka besu në të qoftë edhe njoni pi udhëheqësve a pi Farisenjve? 49 Po ky kallabllak, që nuk e njeh Ligjin, janë njerz të mallkum.“ 50 Nikodemi, që kishte ardhë ma herët te Jezusi e që ishte njoni pi Farisenjve, ju tha: 51 „A gjykon Ligji jonë nji njeri pa e ngu së pari edhe pa e kuptu qka ka bo?“ 52 Ata ju përgjigjën: „A mos je edhe ti pi Galilesë? Hulumto, edhe ke me pa që asnji pejgamber nuk ka me ardhë pi Galilesë.“