Gjoni 9
1 Udhës, aj e pa nji burrë që u kan qorr (që ska pa) prej lindjes. 2 Nxansat e tij e vetën: „Rabi, kush ka bo gjynah që ky ka lindë qorr, ky vetë a prindët e tij?“ 3 Jezusi ju përgjigj: „As ky s’ka bo gjynah, as prindët e tij, po ndodhi kështu që te ky me u pa qka mundet Zoti me bo. 4 Na duhet me i kry punët e Atij që më ka dërgu, derisa asht ditë. Po vjen nata, kur kërkush s’mundet me punu. 5 Sa të jem në botë, unë jom drita e botës.“ 6 Pasi i tha këto, aj pështyu në tokë, bani baltë(lloqë) me pështymë, ja leu sytë burrit 7 edhe i tha: „Shko lahu në pellgun Siloam“, që kur përkthehet domethanë „I Dërguem“. Burri shkoi, u la, edhe kur u kthye,ai mujke me pa me sy.
8 Kojshitë e tij edhe njerzt që ma herët e kishin pa tu lypë ndihmë(sadak), u çuditën: „A s’asht ky burri që rrinte gjithmonë ulë edhe lypte ndihmë?“ 9 Do thojshin: „Po, ky asht“, të tjerët: „Jo, veç po i përngjan.“ Po burri thoshte i vendost: „Unë jom.“ 10 Atëher e vetën: „Qysh t’u çelën sytë?“ 11 Aj ju përgjigj: „Burri që quhet Jezus bani baltë(lloqë) edhe ma leu në sy. Masanej më tha: ‘Shko te pellgu Siloam edhe lahu.’ Kështu shkova, u lava, edhe mujta me pa.“ 12 Ata deshtën me ditë: „Ku asht qaj njeri?“ Aj tha: „S’e di ku asht.“
13 Ata e çun te Farisenjtë burrin që ma herët u kan qorr. 14 E dita kur Jezusi kishte bo baltën(lloqin) edhe ja kishte çelë sytë burrit ishte sabat. 15 Tash edhe Farisenjtë e vetën qysh po mundet me pa. Aj ju shpjegoi: „Aj më qiti baltë(lloqë) në sy, masanej u lava, edhe tash po shoh.“ 16 Do prej Farisenjve thanë: „Ky njeri nuk vjen prej Zotit, se nuk e mban sabatin.“ Të tjerët thojshin: „Qysh mundet nji gjynahqar me bo kësi shenjash?“ Kështu u përçanë mes veti. 17 Atëher ju kthyn apet atij që nuk kqyrte me sy: „Qka po thua ti për qit njeri? Se fundja, tut janë sytë që i ka çelë.“ Burri tha: „Aj asht pejgamber.“
18 Po Judenjtë nuk besun që aj kishte u kon qorr e tash po shihte, derisa i thirrën prindët e tij 19 edhe i vetën: „A asht ky djali juj, për të cilin thuni që ka lindë qorr? Qysh po sheh tash pra?“ 20 Prindët e tij ju përgjigjën: „Na e dimë që ky asht djali jonë edhe që ka lindë qorr pa sy. 21 Po qysh po sheh tash, nuk e dimë, edhe as nuk e dimë kush ja ka çelë sytë. Vetni atë. Aj asht mjaft i madh. Le të flet vetë për veti.“ 22 Prindët e tij thanë kështu prej tutës së Judenjve. Se ata veç kishin vendosë që secilin që e pranonte Jezusin si Krisht, me e qitë jashtë sinagogës. 23 Për qata prindët e tij thanë: „Aj asht mjaft i madh. Veteni atë.“
24 Atëher e thirrën për herë të dytë burrin që kishte lindë qorr edhe i thanë: „Jepi lavdi Zotit! Na e dimë që ky njeri asht gjynahqar.“ 25 Aj ju përgjigj: „A asht gjynahqar, nuk e di. Nji sen e di: jam kan qorr, e tash po shoh.“ 26 Atëher e vetën: „Qka të ka bo? Qysh t’i ka çelë sytë?“ 27 Aj ju përgjigj: „Veç ju kallxova, po ju nuk nguat. Pse po doni me e nij apet? A mos po doni edhe ju me u bo nxansat e tij?“ 28 Ata i folën me përkeshje: „Ti je nxansi i qati njeriu, kurse na jemi nxansa të Moisiut. 29 Për Moisiun e dimë që Zoti ka folë me të, po për qit njeri nuk e dimë prej kah asht.“ 30 Burri ju përgjigj: „Kjo përnime asht e çuditshme, që ju nuk e dini prej kah asht, e apet aj m’i ka çelë sytë. 31 Na e dimë që Zoti nuk i ngon gjynahqarët, po nëse dikush i tutet Zotit edhe e bon vullnetin e tij, atë e ngon. 32 Prej se mbahet mend, kurrë s’asht ni që dikush ja ka çelë sytë nji njeriu që ka lindë qorr. 33 Po të mos kishte ardhë ky njeri prej Zotit, s’kish mujtë me bo kurgjo.“ 34 Ata ju përgjigjën: „Ti krejt je lindë në gjynah, e tash po don me na msu neve?“ Edhe e qitën jashtë!
35 Jezusi nivi që e kishin qitë jashtë, edhe kur e gjeti, e veti: „A beson në Birin e njeriut?“ 36 Burri ju përgjigj: „Kush asht aj, Zotni, që me besu në të?“ 37 Jezusi i tha: „E ke pa, po, aj që po flet me ty asht.“ 38 Atëher burri tha: „Besoj në të, Zotni“, edhe u përkul para tij. 39 Jezusi vazhdoi: „Unë kam ardhë në qit botë për gjykim, që ata që nuk shohin, me pa, e ata që shohin, me u bo të qorra.“ 40 Këtë e ninë Farisenjtë që ishin aty edhe e vetën: „A mos jemi edhe na të verbët?“ 41 Jezusi ju përgjigj: „Po t’ishit qorra, s’kishit me pasë gjynah. Po masi po thuni: ‘Na shohim’, gjynahi juj metet te ju.“