Gjykatesit 10

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Mas Abimelekut, u çu Tola, nji burrë pi Isakarit, me e shpëtu Izraelin. Aj u konë djali i Puas, e Pua u konë djali i Dodos. Aj ka jetu n'Shamir, n'malet e Efraimit.

2 Aj ka shërby si gjykatës n'Izrael 23 vjet. Masanej ka vdek edhe e kanë varros n'Shamir.

3 Mas tij, Jairi pi Gileadit ka shërby si gjykatës n'Izrael 22 vjet.

4 Aj i ka pas 30 djem, që kanë kalëru mbi 30 gomarë. Ata i kanë pas 30 qytete n'vendin e Gileadit, që deri sot ju thonë Havot-Jair.

5 N'fund, Jairi ka vdek edhe e kanë varros n'Kamon.

6 Edhe nji herë, izraelitët kanë bo atë që u konë keq n'sytë e Jehovait. Kanë nis me i adhuru Baalët edhe figurat e Ashtoretit, si edhe zotat e Aramit, t'Sidonit e t'Moabit, edhe zotat e amonitëve e t'filistinëve. E kanë lanë Jehovain edhe s'i kanë shërby ma.

7 Atëherë Jehovai u hidhëru shumë me Izraelin edhe e ka dorëzu n'duart e filistinëve e t'amonitëve.

8 Atë vit, ata i kanë mundu keq izraelitët edhe i kanë shtyp. Për 18 vjet i kanë shtyp krejt izraelitët n'atë anë t'Jordanit, ku u konë toka e amoritëve, domethanë n'Gilead.

9 Amonitët e kanë kalu edhe Jordanin me luftu kundër Judës, Benjaminit edhe shpisë t'Efraimit. Kështu Izraeli ka ra n'hall t'madh.

10 Atëherë izraelitët e kanë thirr Jehovain për ndihmë. Kanë thanë: «Kemi bo gjynah kundër teje, se t'kemi lanë ty, Zotin tonë, edhe u kemi shërby Baalëve.»

11 Po Jehovai u ka thanë izraelitëve: «A s'ju kam shpëtu pi egjiptianëve, amoritëve, amonitëve, filistinëve,

12 sidonasve, Amalekut edhe Midianit, kur ata ju kanë shtyp? Kur m'keni thirr për ndihmë, unë ju kam shpëtu pi duarve t'tyne.

13 Po ju m'keni lanë edhe u keni shërby zotave tjerë. Për qata, unë s'kam me ju shpëtu ma.

14 Shkoni te zotat që i keni zgjedh vetë edhe thirrni ata për ndihmë. Le t'ju shpëtojnë ata pi hallit që e keni.»

15 Po izraelitët i kanë thanë Jehovait: «Kemi bo gjynah. Bo me neve qka asht e drejtë n'sytë e tu. Veç t'lutemi, na shpëto sot.»

16 Ata i kanë largu zotat e huj pi mesit t'tyne edhe kanë nis me i shërby Jehovait. Atëherë aj s'ka mujt me e duru ma vuajtjen e Izraelit.

17 Masanej amonitët janë thirr me u mbledh edhe e kanë ngrit kampin n'Gilead. Edhe izraelitët janë mbledh edhe e kanë ngrit kampin n'Mizpa.

18 Populli edhe burrat udhëheqës t'Gileadit kanë fol mes veti: «Kush ka me e marrë drejtimin n'luftë kundër amonitëve? Aj ka me u bo kryetar i krejt banorëve t'Gileadit.»