Gjykatesit 16

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Njiherë Simsoni ka shku n’Gạsa. Aty e ka pa nji prostitutë edhe ka hy te ajo.

2 Kur banorëve të Gạsas u kanë tregu: „Simsoni asht këtu“, ata e kanë rrethu edhe i kanë zanë pritë krejt natën te porta e qytetit. Gjatë krejt natës kanë nejtë qetë. „Kur t’zbardhë dita, e vrasim“, i kanë thanë njani-tjetrit.

3 Po Simsoni ka nejtë shtritë aty veç deri n’mesnatë. Masanej u çu, i ka kapë dy kanatat e portës së qytetit bashkë me dy shtyllat anash edhe i ka shkulë krejt bashkë me shulin. I ka qitë n’krahë edhe i ka çu deri n’majë të malit përballë Hẹbronit.

4 Masanej aj u dashuru n’nji grue n’luginën e Sọrekut. Ajo e ka pasë emnin Delịla.

5 Krerët e filistinëve kanë shku te ajo edhe i kanë thanë: „Mashtroje edhe merre vesh pi ka e ka gjithë atë fuqi, edhe qysh mujna me e mundë, me e lidhë e me e marrë n’dorë. Për këtë punë, secili pi neve ka me t’i dhanë 1100 copa argjendi.“

6 Ma vonë Delịla i ka thanë Simsonit: „T’lus, kallxom pi ka e ki gjithë këtë fuqi, edhe me qka munden me t’lidhë e me t’mundë.“

7 Simsoni i ka thanë: „Nëse m’lidhin me shtatë tela t’freskët t’harkut, që hala s’jonë tha, unë bahna i ligshtë si çdo njeri tjetër.“

8 Atëherë krerët e filistinëve ia kanë pru Delịlës shtatë tela t’freskët t’harkut, që hala s’jonë tha, edhe ajo e ka lidhë Simsonin me ta.

9 Disa burra kanë zanë pritë n’dhomën e mbrendshme, edhe Delịla i ka bërtitë: „Simson, filistinët janë këtu!“ Atëherë aj i ka këputë telat. Ata janë këputë si fijet e linit kur i kap zjarri. Po prapë s’u mor vesh pi ka i vinte gjithë ajo fuqi.

10 Masanej Delịla i ka thanë Simsonit: „Ti m’ke mashtru edhe m’ke rrejtë! Tash kallxom me qka munden me t’lidhë.“

11 Aj i ka thanë: „Nëse m’lidhin me konopë t’ri që s’jonë përdorë kurrë, bahna i ligshtë si çdo njeri tjetër.“

12 Kështu Delịla i ka marrë do konopë t’ri, e ka lidhë me ta edhe ka bërtitë: „Simson, filistinët janë këtu!“ (Gjatë krejt asaj kohe, do burra kanë nejtë n’pritë n’dhomën e mbrendshme.) Po aj i ka këputë konopët pi krahëve të vet, sikur me konë fije t’holla.

13 Atëherë Delịla i ka thanë Simsonit: „Deri tash veç m’ke mashtru edhe m’ke rrejtë. Kallxom me qka munden me t’lidhë.“ Aj i ka thanë: „Nëse i thur shtatë gërshetat e flokëve të mi bashkë me fijet e gjata t’avlëmendit.“

14 Kështu ajo ia ka ngulë gërshetat me nji kunj t’avlëmendit edhe i ka bërtitë: „Simson, filistinët janë këtu!“ Aj u zgju edhe e ka shkulë kunjin bashkë me fijet e avlëmendit.

15 Ajo i ka thanë: „Qysh munesh me m’thanë: ‚T’du‘, kur zemra jote s’asht me mu? Tri herë m’ke mashtru deri tash edhe s’ma ke kallxu pi ka t’vjen gjithë ajo fuqi e madhe.“

16 E ajo çdo ditë i ka nejtë mbi kry edhe i ka ba presion, derisa aj s’ka mujtë ma me duru.

17 Në fund ia ka çelë zemrën edhe i ka thanë: „Kurrë s’ma ka prekë kryt brisku, se unë jom nazire i Zotit qysh pi lindja. Nëse m’i presin flokët, fuqia ka me m’lanë edhe unë bahna i ligshtë si krejt tjerët.“

18 Kur Delịla e ka kuptu që aj ia ka çelë zemrën, meniherë u ka çu fjalë krerëve të filistinëve: „Hajdeni këtu! Kësaj here ma ka çelë zemrën.“ Atëherë ata kanë ardhë te ajo edhe i kanë pru paret me veti.

19 Ajo e ka shti Simsonin me fjetë n’prehën të saj, e masanej e ka thirrë nji burrë me ia pre shtatë gërshetat e flokëve. Pi atëherë ajo e ka pasë n’dorë, se fuqia e ka lanë.

20 Ajo ka bërtitë prapë: „Simson, filistinët janë këtu!“ Aj u zgju edhe ka thanë me veti: „Edhe kësaj here kom me u liru si herëve tjera edhe kom me ikë.“ Po aj s’e ka ditë që Jehovai e ka lanë.

21 Atëherë filistinët e kanë kapë edhe ia kanë nxjerrë sytë. E kanë çu poshtë n’Gạsa edhe e kanë lidhë me dy zinxhirë bakri. Masanej aj u detyru me blu drithë n’burg.

22 Po flokët e kryt, që ia kanë pre, kanë nisë me iu rritë prapë.

23 Nji ditë krerët e filistinëve janë mbledhë me i ofru nji kurban t’madh zotit të tyne Dạgon edhe me festu. Ata kanë thanë: „Zoti jonë na e ka dhanë n’dorë armikun tonë, Simsonin!“

24 Kur njerëzit e kanë pa, e kanë lavdu zotin e tyne tu thanë: „Zoti jonë na e ka dhanë n’dorë armikun tonë, atë që na e ka shkatërru tokën edhe na i ka vra aq shumë njerëz.“

25 Pasi u konë me qef, kanë thanë: „Thirreni Simsonin, le t’na argëtojë pak.“ Atëherë e kanë thirrë Simsonin pi burgu me i argëtu. E kanë vendosë mes shtyllave.

26 Simsoni i ka thanë djalit që e mbante për dore: „M’le me i prekë shtyllat që e mbajnë shpinë, që me mujtë me u mbështetë aty.“

27 (Shpia u konë plot me burra e gra. Krejt krerët e filistinëve u konë aty, edhe n’kulm u konë rreth 3000 burra e gra që po shikonin qysh po talleshin me Simsonin.)

28 Atëherë Simsoni e ka thirrë Jehovain edhe ka thanë: „O Zot Sovran Jehova, t’lus, kujtohu për mu. O Zot, t’lus, ma jep fuqinë veç edhe kësaj here, që me mujtë me ua marrë hakun filistinëve për njanin pi dy sytë e mi.“

29 Masanej Simsoni i ka kapë dy shtyllat e mesit që e mbanin shpinë, njanën me dorën e djathtë e tjetrën me t’majtën, edhe u ka mbështetë fort n’to.

30 Aj ka bërtitë: „Le t’vdes edhe unë bashkë me filistinët!“ Masanej i ka shty shtyllat me krejt fuqinë që e ka pasë, edhe shpia u rrëzu mbi krerët edhe mbi krejt ata që u konë mbrenda. Kështu Simsoni ka vra ma shumë njerëz kur ka vdekë, sesa gjatë krejt jetës së vet.

31 Ma vonë kanë ardhë vllaznit e tij edhe krejt familja e babës së vet me e marrë trupin e tij. E kanë çu nalt edhe e kanë varrosë mes Zọr·as edhe Ẹschtaolit, te vorri i babës së tij, Manọachut. Simsoni u konë gjykatës n’Izrael për 20 vjet.