Habakuku 3

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Lutja e pejgamerit Habakuk, me kangë vajtimi:

2 O Jehova, e kom ni qka asht tregu për ty.
Punët e tua më mbushin me frikë e respekt, o Jehova.
Në mes të viteve, bane me u gjallnu!
Në mes të viteve, bane me u ditë!
Edhe në kohë trazirash, mos harro me pasë dhimt.

3 Zoti ka ardh pi Temanit, i Shenjti
pi malit Paran. Sela Madhështia e
tij e ka mbushë qiellin, edhe lavdia
e tij e ka mbushë tokën.

4 Shkëlqimi i tij u konë si drita. Dy
rreze i kanë dalë pi dorës së tij,
ku u konë e mshefun fuqia e tij.

5 Murtaja ka ecë para tij, edhe ethet
përvëluese e kanë ndjekë në çdo hap.

6 Aj ka nejtë në kambë edhe e ka dridhë tokën.
Veç me nji shikim i ka bo popujt me kërcy.
Malet e përjetshme janë copëtu.
Kodrat e lashta janë përkulë.
Rrugët pi kohët e vjetra i takojnë atij.

7 I kom pa trazirat në çadrat e Kushanit.
Mbulesat e çadrave të Midianit janë dridhë.

8 A me lumenjtë je zemëru, o Jehova?
A kundër lumenjve t'u ka ndezë zemërimi?
Apo je zemëru me detin? Se
ti ke kalëru mbi kuajt e tu,
edhe karrocat e tua kanë dalë fitimtare.

9 E ke nxjerrë harkun tand edhe e ke bo gati.
Shkopinjtë janë lidhë me betim.
Sela Me lumenj e ke ça tokën.

10 Kur të kanë pa, malet janë përkulë prej dhimbjes.
Nji shi i rrëmbyshëm e ka përfshi vendin.
Thellësia ka gjëmu.
I ka ngritë duart nalt.

11 Dilli edhe hana kanë nejtë në vendin e tyne të naltë.
Shigjetat e tua kanë fluturu si drita.
Shtiza jote që vetëtonte ka ndriçu.

12 I zemrum, ke ecë nëpër tokë.
Me zemërim i ke shkelë popujt nën kambë.

13 Ke dalë me e shpëtu popullin tand, me e shpëtu të
vajosunin tand. E ke shtypë prijësin e shpisë së të keqit. Pi
themelit deri në maje, e ke lanë krejt të zbulu. Sela

14 Me armët e veta ua ke shpu kryt luftëtarëve të
tij, kur janë sulë me më përzanë. Ata janë gëzu shumë
që po e përpijnë tinëz nji njeri që po vujke.

15 Me kuajt e tu ke shkelë përmes detit,
përmes ujërave të mëdha e të rrëmbyshme.

16 E kom ni edhe m'u ka dridhë krejt
trupi përmrena. Pi asaj zhurme m'janë dridhë
buzët. Kalbësia m'ka hy në eshna. Kambët m'janë
dridhë. Po prapë po e pres i
qetë ditën e fatkeqsisë, se ajo ka me
e goditë popullin që po na sulmon.

17 Edhe nëse fiku s'çel lule, edhe
hardhitë e rrushit s'japin fryt,
edhe nëse ullinjtë s'japin bereqet, edhe
arat s'japin ushqim, edhe nëse tufat
e bagëtive zhduken pi vathës,
edhe në stalla s'ka ma bagëti,

18 unë prapë kom me brohoritë prej gëzimit për Jehovën,
kom me u gëzu për Zotin që më shpëton!

19 Jehova, Zoti Sovran, asht fuqia jem. Aj m'bon me kërcy si
sorkadhe, edhe m'bon me hyp nëpër shpatet e thepisuna. Për përgjegjësin
e muzikës. Me u shoqnu me instrumentet e mia me tela.