Hebrenjve 1

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Zoti ka folë moti, në shumë raste edhe në shumë mënyra, përmes pejgamberëve te të parët tanë. 2 Tash, në fund të këtyne ditëve, na ka folë përmes nji Biri, të cilin e ka caktu trashëgimtar të krejt seneve edhe përmes të cilit i ka bo sistemet e botës. 3 Aj e pasqyron lavdinë e Zotit edhe asht pamja e saktë e qenies së tij, edhe i mban krejt senet me fjalën e tij të fuqishme. Pasi na pastroi pi gjynahet tona, u ul në anën e djathtë të Madhështisë në vendet e nalta. 4 Kështu aj u bo ma i madh se melaqet, sepse ka trashëgu nji emën ma të lartë se i tyne.

5 Sepse cilës melaqe Zoti i ka thanë najherë: „Ti je Biri jem. Sot unë u bana Ati yt“? Ose: „Unë kam me qenë Ati i tij, edhe aj ka me qenë Biri jem“? 6 Edhe kur e sjell prapë të Parëlindunin e vet në tokën e banueme, thotë: „Krejt melaqet e Zotit le t’i tregojnë nder.“

7 Edhe për melaqet thotë: „Melaqet e veta i bon frymë, edhe shërbëtorët e vet flakë zjarri.“ 8 Po për Birin thotë: „Zoti asht froni yt përgjithmonë e jetë, edhe skeptri i mbretnisë tande asht skeptri i drejtësisë. 9 E ke dashtë drejtësinë edhe e ke urrejtë paligjshmërinë. Për qata Zoti, Zoti yt, të ka vajosë me vajin e gëzimit ma shumë se shokët e tu.“ 10 Edhe: „Në fillim, o Zotni, ti i vune themelet e tokës, edhe qielli asht vepër e duerve tua. 11 Ato kanë me kalu, po ti ke me mbetë. Krejt kanë me u vjetru si nji rrobë. 12 Ke me i mbështjellë si nji mantel, si nji rrobë, edhe kanë me u ndërru. Po ti je i njejti, edhe vitet tua kurrë s’kanë me marrë fund.“

13 Edhe për cilën melaqe ka thanë najherë: „Ulu në anën teme të djathtë, derisa t’i vnoj armiqtë e tu si stol për kambët tua“? 14 A nuk janë krejt ato frymë për shërbim të shenjtë, të dërgume me ju shërby atyne që kanë me trashëgu shpëtimin?