Hebrenjve 4

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen



1 Masi premtimi për me hy në pushimin e tij hala vlen, duhet me pasë kujdes që askush pi jush mos me e humbë këtë qëllim. 2 Sepse lajmi i mirë na u shpall neve qysh ju ishte shpallë edhe atyne, po fjalët që i ninë nuk ju banë dobi, sepse nuk ishin të bashkum në besim me ata që nguan. 3 Po na që besojmë, hyjmë në pushim. Sepse aj ka thanë: „Prandaj u betova në zemërimin tem: ‘Ata s’kanë me hy në pushimin tem.’“ Megjithëse veprat e tij janë kry qysh pi themelimi i botës. 4 Sepse diku ka thanë për ditën e shtatë: „Zoti pushoi ditën e shtatë pi krejt veprat e veta“, 5 edhe këtu prapë thotë: „Ata s’kanë me hy në pushimin tem.“

6 Pra, masi disa hala duhet me hy aty, kurse ata të cilëve lajmi i mirë ju shpall së pari nuk hynë për shkak të mosbindjes, 7 aj prapë cakton nji ditë të veçantë, kur mas shumë kohe thotë në psalmin e Davidit: „Sot“, qysh u përmend ma nalt: „Sot, nëse e ngoni zanin e tij, mos e forconi zemrën.“ 8 Sepse po t’i kishte çu Jozueu në nji vend pushimi, Zoti nuk kish folë ma vonë për nji ditë tjetër. 9 Pra, për popullin e Zotit hala mbetet nji pushim sabati. 10 Sepse kush ka hy në pushimin e Zotit, ka pushu edhe pi veprat e veta, qysh Zoti pi të vetat.

11 Prandaj le të bajmë krejt qka mundemi për me hy në atë pushim, që askush mos me ra në të njejtën mosbindje. 12 Fjala e Zotit asht e gjallë edhe ka fuqi. Asht ma e mprehtë se çdo shpatë me dy teha edhe depërton aq thellë, sa ndan shpirtin edhe frymën, nyjet edhe palcën. Ajo mundet me i gjyku mendimet edhe qëllimet e zemrës. 13 Edhe s’ka kurgjo në krijim që asht e mshefun para syve të tij, po krejt asht lakuriq edhe e zbulueme para syve të Atij, të cilit duhet me i dhanë llogari.

14 Prandaj, masi kemi nji Kryeprift të madh që ka kalu nëpër qiej, Jezusin, Birin e Zotit, le të kapemi fort për pranimin tonë publik ndaj tij. 15 Sepse Kryeprifti që e kemi nuk asht dikush që s’mundet me na kuptu dobësitë, po dikush që asht sprovua në çdo sen qysh na, po prapë mbeti pa gjynah. 16 Pra, le t’i afrohemi krejt hapur fronit të mirësisë së pameritume, që të na tregohet dhimt edhe të gjejmë mirësi të pameritume si ndihmë në kohën e duhun.