Hosea 11

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 “Kur Izraeli u konë djalë i vogël, unë e kom
dashtë, edhe pi Egjiptit e kom thirr djalin tem.

2 Sa ma shumë që ata i kanë thirrë,
aq ma larg kanë shku pi tyne. Pa
u nalë, kanë ba kurbane për figurat
e Baalit edhe u kanë ofru kurbane idhujve.

3 Po unë vetë e kom msu Efraimin me ecë edhe e kom
marrë n’krahë, po ata s’e kanë kuptu që unë i kom shëru.

4 Me litarë t’njerzve, po, me lidhëse t’dashnisë, i kom tërhekë pa
nalë. Për ta jom konë si dikush që ua hjek zgjedhën
pi qafës, edhe me dashni i kom pru secilit me hangër.

5 Ata s’kanë me u kthy n’Egjipt, po Asiria ka me u konë
mbreti i tyne, se ata s’kanë dashtë me u kthy te unë.

6 Edhe shpata ka me u sillë rreth e rrotull nëpër qytetet e tyne, ka me ua
shkatërru shulat edhe ka me i përpi për shkak t’planeve t’këqija që i kanë ba.

7 Populli jem e ka nda mendjen me ma kthy shpinën.
Edhe pse e kanë thirrë me u çu nalt, asnjoni s’çohet.

8 Qysh muj me t’braktisë, Efraim?
Qysh muj me t’dorëzu, Izrael? Qysh
muj me t’trajtu si Adman?
Qysh muj me t’ba si
Zebojimin? M’u ka ndërru mendja, edhe
n’kohë t’njejtë m’ka ardhë dhimt.

9 Unë s’kom me e lëshu zemërimin tem
t’flaktë. S’kom me e shkatërru prap Efraimin,
se unë jom Zot e jo
njeri, i Shenjti që asht n’mesin tand.
Edhe s’kom me ju vërsulë me inat.

10 Ata kanë me shku mas Jehovait, edhe aj ka me ulërit si luani.
Kur aj t’ulërijë, djemt e tij kanë me ardhë pi perëndimit tu u dridhë.

11 Si nji zog kanë me ardhë tu u dridhë pi Egjiptit,
si nji pëllumb pi vendit t’Asirisë. Edhe unë kom me
u kujdesë që ata me jetu n’shpitë e veta”, thotë Jehovai.

12 “Efraimi m’ka rrethu me rrena, edhe
shpia e Izraelit me mashtrime. Po Juda
hala po ecë me Zotin edhe
i ka metë besnik ma t’Shenjtit.”