Hosea 13
1 „Kur ka fol Efraimi, njerëzit janë dridhë, aj
ka pas shumë respekt n'Izrael. Po aj
ka ba gjynah me Baalin edhe ka dekë.
2 Tash ata po i shtojnë edhe ma shumë gjynahet e veta, se pi argjendit t'vet po bojnë statuja pi metali.
Me mjeshtri po i bojnë idhujt, krejt punë e duarve t'zanatlive.
Për ata idhuj po thojnë:
‘Ata që bajnë kurban, le t'i puthin viçat.’
3 Për qata ata kanë me u bo si retë
e sabahut, si vesa që hup herët, si byku
që era e fortë e çon pi lëmit,
edhe si tymi që del pi vrimës së kulmit.
4 Po unë jom Jehovai, Zoti yt, qysh pi
Egjiptit. Ti s'e ke njoft asnji Zot
tjetër përveç meje, edhe përveç meje s'ka shpëtimtar.
5 Unë t'kam njoft n'shkretinë, n'vendin e thatë.
6 Ata kanë hangër sa janë ngi n'kullotat e veta.
Kanë hangër sa janë ngi, edhe zemra ju ka mbushë me krenari.
E kështu m'kanë harru.
7 Unë kam me u bo për ta si nji luan
i ri, si nji leopard që rrin n'pritë buzë rrugës.
8 Kam me iu vërsul si nji arushë që i ka
hup të vegjlit, edhe kam me jau shqy gjoksin.
Aty kam me i përpi si nji luan. Nji bishë
e egër e fushës ka me i ba copa-copa.
9 Ka me t'ardhë fundi, o Izrael, se ti
je kthy kundër meje, kundër atij që t'ndihmon.
10 Ku asht tash mbreti yt, që kish mujt me t'shpëtu
n'krejt qytetet e tua, e ku janë sundimtarët e tu,
për t'cilët ke thanë: ‘Ma jep nji mbret edhe princa’?
11 Kur jom idhnu, ta kam dhanë nji mbret,
e n'zemërimin tem kam me ta marrë prapë.
12 Faji i Efraimit asht i mbështjellun,
gjynahi i tij asht rujt.
13 Dhimbjet e lindjes së tij kanë me ardhë.
Po aj asht nji fmi pa men, se
kur vjen koha me lind, aj nuk del.
14 Kam me i shpëtu pi fuqia e vorrit.
Kam me i kthy pi vdekja.
Ku i ke thumbat e tu, o vdekje?
Ku e ke fuqinë me shkatërru, o vorr?
Sytë e mi s'kanë me pas kurrfarë dhimti.
15 Edhe nëse Efraimi rritet mirë mes kallamave, ka me ardhë nji
erë pi lindjes, era e Jehovait. Ajo ka me ardhë pi shkretinës,
me ia tha pusin edhe me ia shterrë burimin. Ka me
ia plaçkitë dhomën e thesarit, me krejt sendet e tij t'çmueshme.
16 Samaria ka me u shpallë fajtore, se asht çu kundër
Zotit t'vet. Ka me ra pi shpata. Fëmijët e saj
kanë me u përplasë e me u ba copë,
edhe grave të saj shtatzana kanë me jau ça barkun.“