Hosea 14

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 „Kthehu, o Izrael, te Jehovai, Zoti yt, se
je pengu për shkak të shkeljes tande.

2 Kthehuni te Jehovai me këto fjalë, po, thujini: ‘Na i fal shkeljet tona
edhe pranoje atë që asht e mirë, e na kemi me të
lavdu me buzët tona, sikur me të ofru viça të ri për kurban.

3 Asiria s'ka me na shpëtu. Na s'kemi me hyp
në kuaj, edhe s'kemi me i thanë ma asaj
që e kemi bo me duart tona: „O Zoti
jonë!“, se ti ke dhimt për fëmijën pa babë.’

4 Unë kam me i shëru pi pabesisë së
tyne. Kam me i dasht me dëshirën
teme, se zemërimi jem u largu pi tyne.

5 Unë kam me u bo si vesa për Izraelin.
Ata kanë me lulëzu si zambaku, edhe kanë
me i ngulë rranjët thellë, si drujt e Libanit.

6 Degët e tyne kanë me u shtri gjithkah, bukuria e tyne
ka me konë si e drunit të ullirit, edhe era
e mirë e tyne ka me konë si ajo e Libanit.

7 Ata kanë me jetu apet nën hijen e tij.
Kanë me mbjellë drithë edhe kanë me qit sytha si hardhia e rrushit.
Fama e tij ka me konë si vena e Libanit.

8 Efraimi ka me thanë:
‘Qka kom unë hala punë me idhujt?’ Unë kam me iu përgjigj edhe kam me u kujdes për të.
Unë kam me konë si nji dru dëllinje që rritet mirë.
Te unë kanë me u gjet frytet e tua.“

9 Kush asht i mençëm?
Le t'i kuptojë krejt këto.
Kush ka mend?
Le t'i marrë vesh krejt këto.
Se rrugët e Jehovait jonë të drejta, edhe të drejtët kanë me ec nëpër to, po ata që e shkelin ligjin kanë me u pengu në to.