Hosea 3

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Masanej Jehovai më ka thanë: „Shko edhe nji herë e duaje grun që nji burrë tjetër e don, e që bon tradhti bashkëshortore, qysh Jehovai e don popullin e Izraelit, edhe pse ata po ju kthehen zotave tjerë edhe i dojnë kulaçët me rrush të thatë.“

2 Kështu e kom ble atë për veti me 15 monedha argjendi edhe nji homer e gjysë elb.

3 Masanej i kom thanë: „Ti ke me konë e imja për shumë ditë. S'bon me u marrë me prostitucion, as me pasë marrëdhënie me naj burrë tjetër, edhe unë s'kom me pasë marrëdhënie me ty.“

4 Se populli i Izraelit ka me jetu për nji kohë të gjatë pa mbret, pa princ, pa kurban, pa shtyllë, pa efod edhe pa statuja të terafimëve.

5 Masanej populli i Izraelit ka me u kthy edhe ka me e lypë Jehovain, Zotin e vet, edhe Davidin, mbretin e vet. Në fund të ditëve, ata kanë me ardhë te Jehovai tu u dridhë, edhe te krejt të mirat që vijnë pi tij.