Hosea 5

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 „Ngoni ju, o priftërinj, ki kujdes,
o shpia e Izraelit, ngo,
o shpia e mbretit, se gjykimi
asht për ju, se ju jeni
bo kurth për Mizpën, si
nji rrjetë e shtrime përmi Tabor.

2 Ata që jonë largu pi Zotit jonë zhytë thellë
në therje, e unë po i paralajmëroj krejt ata.

3 Unë e njoh Efraimin, Izraeli s’asht i
msheftë pi meje. Se tash, o
Efraim, ti ke bo punë të pamoralshme,
e Izraeli e ka flliqë veten.

4 Punët që i bojnë s’po i lanë me u
kthy te Zoti i vet, se mes tyne ka
hy fryma e prostitucionit, e ata s’e pranojnë Jehovain.

5 Krenaria e Izraelit po dëshmon kundër tij. Edhe
Izraeli, edhe Efraimi jonë rrëzu për shkak të fajit
të vet, e bashkë me ta edhe Juda.

6 Me delet edhe gjedhet e veta kanë shku
me e lypë Jehovain, po s’kanë mujtë
me e gjetë. Aj u largu pi tyne.

7 Ata e kanë tradhtu Jehovain, se kanë lindë
djem të huj. Tash nji muj ka
me i përpi ata edhe pjesët e tyne.

8 Bini borisë në Gibea, e trumbetës në Rama! Lëshoni
britmën e luftës në Beth-Aven! Mbrapa teje, o Benjamin!

9 O Efraim, ditën e dënimit ke me u bo nji pamje e tmerrshme.
Unë e kom shpallë qka ka me ndodhë pa tjetër mes fiseve të Izraelit.

10 Prijësit e Judës jonë si ata që i lëvizin shenjat e kufinit.
Unë kom me e derdhë zemërimin tem përmi ta si ujin.

11 Efraimi asht i shtypun, e me të drejtë i shkatërrum, se
aj e ka nda mendjen me shku mas kundërshtarit të vet.

12 Për qata, unë u bona si mola për
Efraimin, e për shpinë e Judës si kalbësina.

13 Kur Efraimi e ka pa smundjen e vet, e Juda
çibanin e vet, Efraimi ka shku në Asiri edhe ka
çu lajmëtarë te nji mbret i madh. Po aj
s’ka mujtë me ju shnoshë, as me jau shëru çibanin.

14 Se unë kom me konë si nji luan i ri për Efraimin,
e si nji luan i fortë për shpinë e Judës. Unë vetë
kom me i shqye copë-copë edhe kom me u largu. Kom
me i tërhjekë zvarrë, e kurrkush s’ka me mujtë me i shpëtu.

15 Unë kom me u largu e kom me u kthy në venin tem, derisa
ata t’i bartin pasojat e fajit të vet, e masanej kanë me u
mundu me e fitu pëlqimin tem. Kur t’jonë në hall, kanë me më lypë.“