Hosea 6
1 „Hajdeni, të kthehemi te Jehova, se aj na ka
shqy copë-copë, po aj ka me na shnoshu. Na ka
goditë, po aj ka me na i lidhë plagët.
2 Mas dy ditësh aj ka me na kthy në
jetë. Ditën e tretë aj ka me na çu
në kambë, edhe na kemi me jetu para tij.
3 Na kemi me e njoft Jehovën, edhe kemi me u mundu fort
me e njoft. Shfaqja e tij asht po aq e sigurt sa
agimi i ditës. Aj ka me ardh te na si nji
shi i madh, si shiu i pranverës që e lag tokën mirë.“
4 „Qka me bo me ty, Efraim? Qka
me bo me ty, Judë? Se dashnia
besnike e juve asht si retë
e sabahut, si vesa që hup shpejt.
5 Për qata, kom me i rrëzu përmes profetëve.
Kom me i mbytë me fjalët që dalin pi gojës teme.
Edhe gjykimet kundër teje kanë me shndritë si drita.
6 Se mu m'pëlqen dashnia besnike, jo kurbanet, edhe me
e njoft Zotin, e jo kurbanet që digjen krejt.
7 Po ata e kanë thy besëlidhjen si njerëzit e zakonshëm.
Aty më kanë tradhtu.
8 Gileadi asht nji qytet plot me njerëz që bojnë të
këqija, gjithkah i mbushun me gjurmë kambësh prej gjaku.
9 Grupi i priftave asht si banda hajdutësh që i
dalin dikujt në pritë. Ata vrasin në rrugën afër
Sikemit, se sjellja e tyne asht pa pikë marre.
10 Në shpinë e Izraelit kom pa nji sen të tmerrshëm.
Aty Efraimi po bon kurvni.
Izraeli e ka flliqë veten.
11 Po për ty, Judë, asht caktu nji korrje, kur
unë t'i kthej të robnumit e popullit tem.“