Hosea 9
1 „Mos u gëzo, Izrael.
Mos u sill me gëzim si popujt e tjerë.
Se me kurvni je largu pi Zotit tand.
Në secilin lëmë ku shihet gruni, ti e ke dasht pagesën e kurvnisë.
2 Po lëmi edhe vendi ku shtrydhet rrushi s’kanë me i
ushqy, edhe vera e re ka me ju mungu.
3 Ata s’kanë me jetu ma në tokën e Jehovës,
po Efraimi ka me u kthy në Egjipt,
edhe në Asiri kanë me hangër ushqim të papastër.
4 Ata s’kanë me derdhë ma verë si kurban
për Jehovën. Kurbanet e tyne s’kanë me i pëlqy
atij. Ato jonë si buka e zisë. Krejt
ata që e hanë kanë me u flliqë.
Se buka e tyne asht veç për ta vetë,
ajo s’ka me hi në shpinë e Jehovës.
5 Qka keni me bo ditën kur
mblidheni, ditën e festës së Jehovës?
6 Se kqyrni!
Ata kanë me u detyru me ik për shkak të shkatërrimit.
Egjipti ka me i mbledhë, e Memfisi ka me i varrosë.
Hithrat kanë me ua mbulu sendet e çmueshme të argjendta, edhe në çadrat e tyne kanë me u rritë ferra.
7 Ditët e llogarisë kanë me ardhë, ditët e ndëshkimit kanë
me ardhë, edhe Izraeli ka me e kuptu. Profeti
i tyne ka me dalë budallë, e njeriu që merr
frymëzim ka me u çmendë. Se fajet e juve
jonë të shumta, edhe armiqësia kundër juve asht e madhe.“
8 Rojtari i Efraimit u konë përkrah Zotit tem.
Po tash krejt rrugët e profetëve të tij jonë si kurthet që i ngreh nji gjuetar për zogj.
Ka armiqësi në shpinë e Zotit të tij.
9 Ata jonë zhytë thellë në të këqija, qysh në ditët e Gibeas.
Aj ka me i kujtu fajet e tyne edhe ka me i dënu për gjynahet e tyne.
10 „Si rrush në shkretinë, qashtu e kom gjetë Izraelin. Si
fikun e parë të hershëm në nji dru fiku, qashtu
i kom pa të parët e juve. Po ata kanë shku
te Baali i Peorit. I jonë dhanë marres, edhe u
bonë po aq të neveritshëm sa ajo që e dojshin.
11 Lavdia e Efraimit ka me fluturu si nji zog.
S’ka me pasë as lindje, as shtatzani, as me zanë fëmijë.
12 Edhe nëse i rrisin fëmijët, unë kom me ua
marrë, derisa mos me ju mbetë asnji njeri.
Po, mjerë ata kur unë të largohem pi tyne!
13 Efraimi, i mbjellun në nji kullosë, për mu u konë si Tiri.
Po tash Efraimi duhet me i çu djemtë e vet jashtë, drejt shkatërrimit.“
14 Jepju, o Jehova, atë që duhet me ua dhanë:
nji bark që i humb fëmijët para se me lindë, edhe gjinjtë që s’japin tamël.
15 „Se krejt ligësia e tyne u konë në Gilgal, aty ia nisa me i urrejtë.
Për shkak të veprave të këqija që i kanë bo, kom me i përzanë pi shpisë teme.
S’kom me i dasht ma.
Krejt prijësit e tyne jonë kryefortë.
16 Efraimi ka me u pre për tokë.
Rraja e tyne ka me u tha, edhe s’kanë me qitë fryt.
Edhe nëse lindin fëmijë, unë kom me ua mbytë pasardhësit e dashun.“
17 Zoti jem ka me i përzanë, se
ata s’e kanë ngu, edhe kanë
me u bo të ikun mes popujve.