Isaia 15

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Nji shpallje kundër Moabit: Se
Ar-Moabi u shkatërru natën, edhe
ka mbet pa za.
Se Kir-Moabi u shkatërru natën,
edhe ka mbet pa za.

2 Njerëzit kanë hyp te tempulli edhe n'Dibon, n'vendet
e nalta, për me kajt. Moabi po vajton
me za për Nebon edhe Medebën. Çdo kry
asht rru krejt, edhe çdo mjekërr asht shkurtu.

3 N'rrugët e tij njerëzit kanë veshë tesha pi thesi.
Krejt po vajtojnë me za t'naltë mbi kulmet e shpive edhe n'sheshe.
Po zhdrypin tu kajt.

4 Heshboni edhe Elealeja po bërtasin.
Zani i tyne po dëgjohet deri n'Jahaz.
Për qata burrat e armatosun të Moabit po bërtasin pa nalë.
Njerëzit po dridhen.

5 Zemra jeme po vajton për Moabin.
Ata që kanë ik pi Moabi kanë mbrri deri n'Zoar edhe n'Eglath-Shelishija.
Po hypin për n'Luhith tu kajt.
Rrugës për n'Horonajim po bërtasin për shkak të fatkeqësisë.

6 Se uji i Nimrimit asht tha. Bari
i gjelbër asht tha, bari asht
zhduk, s'ka mbet ma kurgjo e gjelbër.

7 Për qata po i marrin me veti ato që u kanë mbet pi furnizimet edhe pasunia e tyne.
Po e kalojnë luginën e plepave.

8 Britmat po dëgjohen n'krejt vendin e Moabit.
Vajtimi po dëgjohet deri n'Eglajim.
Vajtimi po dëgjohet deri n'Beer-Elim.

9 Uji i Dimonit asht mbush me gjak, e
unë kom ndërmend edhe ma shumë për Dimonin: Nji
luan për ata që kanë shpëtu pi Moabi,
edhe për ata që kanë mbet n'atë vend.