Isaia 18

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Mjerë ai vend ku zukatin krahët e
insekteve, në anët e lumenjve të Etiopisë!

2 Aj çon të dërguem përtej detit, me barka
pi papirusi mbi ujë, edhe thotë: „Shkoni,
o lajmëtarë të shpejtë, te nji komb me
njerëz të gjatë e me lëkurë të
lëmueme, te nji popull që e kanë frikë
gjithkund, nji komb i fortë që del
fitues, vendin e të cilit e shpërlajnë lumenjtë.“

3 Krejt ju banorë të vendit edhe ju që jetoni në tokë,
keni me pa diçka si nji shenjë të ngritun mbi
male, keni me ndëgju nji za si kur i bihet bririt.

4 Se Jehovai më ka thanë kështu: „Unë kom me
nejt i qetë edhe kom me kqyr pi vendit tem
të sigurt, si vapa që dridhet nën rrezet e
diellit, si reja e mjegullës në vapën e korrjeve.

5 Se para korrjes, kur lulja e hardhisë ka kalu edhe pi
lules po del rrushi që ka nisë me u pjekë, kanë
me i pre lastarët me thika për me krasit, edhe
degët e hardhisë kanë me i pre e me i hjekë.

6 Krejt kanë me i lanë për shpezët grabitqare të maleve edhe
për kafshët e egra të tokës. Shpezët grabitqare kanë me u
ushqy me to tanë verën, e krejt kafshët e egra
të tokës kanë me hangër pi tyne gjatë kohës së korrjes.

7 Në atë kohë, Jehovait, Zotit të ushtrive, kanë me ia pru
nji dhuratë pi nji komb me njerëz të gjatë e me
lëkurë të lëmueme, pi nji popull që e kanë frikë gjithkund, nji
komb i fortë që del fitues, vendin e të cilit e
shpërlajnë lumenjtë. Atë dhuratë kanë me e pru në vendin që
e mban emnin e Jehovait, Zotit të ushtrive, në malin Sion.“