Isaia 20
1 Në atë vit kur mbreti Sargon i Asirisë e ka çu Tartanin në Ashdod, aj ka luftu kundër Ashdodit edhe e ka pushtu.
2 Në atë kohë Jehovai ka folë përmes Isaisë, djalit të Amozit, edhe ka thanë: „Shko, hiqe rrobën pi thesi që e ki rreth belit edhe zbathi sandalet.“ Aj ka bo qysh i ka thanë, edhe masanej ka ecë pa tesha e zbathun.
3 Masanej Jehovai ka thanë: „Qysh shërbëtori jem Isaia ka ecë tri vjet pa tesha e zbathun, si nji shenjë edhe paralajmërim kundër Egjiptit edhe Etiopisë,
4 ashtu edhe mbreti i Asirisë ka me i çu robërit e Egjiptit edhe ata që i kanë marrë rob pi Etiopisë, të rinjtë edhe pleqtë, pa tesha e zbathun, me prapanicën e zbulueme, lakuriqësia e Egjiptit.
5 Ata kanë me u tutë edhe kanë me u turpnu për shkak të Etiopisë, ku i kanë pasë shpresat, edhe për shkak të Egjiptit, me të cilin jonë krenu aq shumë.
6 Banorët e atij vendi bregdetar kanë me thanë atë ditë: ‘Kqyrni qka u bo me shpresën tonë, te e cila kemi ikë me kërku ndihmë, që me shpëtu pi mbretit të Asirisë! Qysh kemi me shpëtu tash?’“