Isaia 4
1 Atë ditë, shtatë gra kanë me e kapë nji
burrë edhe kanë me i thanë: „Na kemi me
e hangër bukën tonë edhe kemi me u kujdesë
vetë për teshat tona. Veç na lejo me e
mbajtë emnin tand, që me e hek turpin tonë.“
2 Atë ditë, ajo që Jehovai ka me ba me mbijë, ka me konë e mrekullueshme edhe e lavdishme, e bereqeti i tokës ka me konë krenaria edhe bukuria e atyne që kanë shpëtu pi Izraelit.
3 Kushdo që ka me mbetë në Sion edhe që ka me u lanë në Jerusalem, ka me u qujtë i shenjtë, krejt ata në Jerusalem që jonë shënu në listë për me jetu.
4 Kur Jehovai ta lajë pisllëkun e bijave të Sionit edhe ta shpërlajë gjakun e derdhun pi mesit të Jerusalemit, me anë të frymës së gjykimit edhe nji fryme që djeg,
5 atëherë Jehovai ka me ba me u shfaqë nji re edhe tym gjatë ditës mbi krejt zonën e malit Sion edhe mbi vendin ku mblidhen njerëzit, e natën nji dritë e fortë pi zjarrit. Mbi krejt atë lavdi ka me pasë nji mbulesë që mbron.
6 Edhe ka me pasë nji kasolle që gjatë ditës, kur ban nxehtë, ka me dhanë hije, edhe ka me shërby si strehë e mbrojtje pi stuhisë edhe shiut.