Isaia 64

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Ah, sikur t'i kishe shqy qiejt edhe t'kishe
zhdryp, që malet me u dridhë pi teje,

2 qysh zjarri i kall degët e thata edhe qysh
zjarri e vlon ujin, atëherë emni yt kish
me u ba i njohun te kundërshtarët e tu
edhe popujt kishin me u dridhë para teje!

3 Kur ke ba sene që na kanë shti me u mahnitë, e që s'kemi
guxu as me i shpresu, ti ke zhdryp edhe malet jonë dridhë para teje.

4 Qysh moti, askush s'ka ni e as s'ia ka vnu veshin,
edhe asnji sy s'e ka pa nji Zot tjetër përveç
teje, që ban diçka për ata që e presin me durim.

5 Ti u ke dalë përpara atyne që me gëzim bajnë
qka asht e drejtë, atyne që t'kujtojnë edhe ecin n'rrugët
e tua. Shih! Ti je idhnu, e na kemi
vazhdu me ba mëkate, edhe qashtu kemi ba për shumë
kohë. E tash, a ka me pasë shpëtim për neve?

6 Na krejt jemi ba si nji njeri i papastër edhe krejt punët
tona t'drejta jonë si nji leckë që e përdor nji grue kur
i ka t'përmuajshmet. Na krejt kemi me u vyshkë si nji
gjethe edhe fajet tona kanë me na marrë me veti si era.

7 S'ka asnji që e thërret emnin tand, asnji që
çohet me u kapë fort për ty, se ti
e ke mshefë ftyrën tane pi neve edhe po
na len me u shkatërru për shkak t'fajeve tona.

8 Po tash, o Jehova, ti je Baba jonë.
Na jemi balta, e ti je poçari jonë.
Na krejt jemi puna e duerve t'tua.

9 Mos u idhno tepër, Jehova, edhe mos
i kujto përgjithmonë fajet tona. T'lutna, na
kqyr, se na krejt jemi populli yt.

10 Qytetet e tua t'shejta jonë ba
shkretinë. Sioni asht ba shkretinë,
Jerusalemi asht ba vend i shkretë.

11 Shpia jonë e shejtë edhe plot lavdi,
ku t'parët tanë t'kanë lavdëru, asht
djegë, edhe krejt senet që i kemi
pasë për zemër jonë ba rrënoja.

12 A prapë ke me u përmbajtë, o Jehova?
A ke me nejtë pa folë edhe me na lanë me hjekë kaq randë?