Jeremia 27

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Në fillim t’mbretërimit t’Jojakimit, djalit t’Josias, mbretit t’Judës, Jeremisë i ka ardh ky mesazh pi Jehovës:

2 “Kështu m’ka thanë Jehovai: ‘Bëji për veti do rripa edhe do shufra për zgjedhë, edhe vnoji n’qafë.

3 Pastaj dërgoji te mbreti i Edomit, te mbreti i Moabit, te mbreti i amonitëve, te mbreti i Tirit edhe te mbreti i Sidonit, përmes lajmëtarëve që kanë ardh n’Jerusalem te Zedekia, mbreti i Judës.

4 Thuju që me ua përcjell këtë urdhën zotnive t’vet:
“Kështu thotë Jehovai, Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, edhe këtë keni me ua thanë zotnive t’juj:

5 ‘Unë jom aj që e kom bo tokën, njerëzit edhe kafshët që jonë mbi tokë, me fuqinë teme t’madhe edhe me krahun tem t’shtrimë, edhe ua kom dhanë kujt kom dashtë.

6 E tash, krejt këto vende ia kom dhanë n’dorë shërbëtorit tem, mbretit Nebukadnezar t’Babilonisë. Edhe kafshët e egra t’fushës ia kom dhanë, që me i shërby atij.

7 Krejt popujt kanë me i shërby atij, djalit t’tij edhe nipit t’tij, derisa t’i vjen koha edhe vendit t’tij, kur shumë popuj edhe mbretën t’mëdhej kanë me e bo skllav t’vetin.’

8 ‘Nëse naj popull a naj mbretni s’pranon me i shërby mbretit Nebukadnezar t’Babilonisë edhe me e përkul qafën nën zgjedhën e mbretit t’Babilonisë, atë popull kom me e dënu me shpatë, me uri edhe me murtajë’, thotë Jehovai, ‘derisa ta shfarosi përmes këtij mbreti.’

9 ‘Për qata, mos i ngoni profetët e juj, fallxhorët e juj, ata që shohin andrra, magjistarët e juj edhe ata që bojnë magji, që po ju thojnë: “Ju s’keni me i shërby mbretit t’Babilonisë.”

10 Se ata po ju profetizojnë rrena, që ju me u çu larg pi vendit t’juj, e unë kom me ju shpërnda edhe ju keni me vdekë.

11 Po atij populli që e përkul qafën nën zgjedhën e mbretit t’Babilonisë edhe i shërben atij, kom me ia leju me nejt n’vendin e vet’, thotë Jehovai, ‘që me e punu tokën edhe me banu aty.’”’”

12 Edhe Zedekisë, mbretit t’Judës, ia kom thanë t’njejtën gjo: “Përkuleni qafën nën zgjedhën e mbretit t’Babilonisë edhe shërbejini atij e popullit t’tij, edhe keni me metë gjallë.

13 Pse me vdekë ti bashkë me popullin tand pi shpatës, urisë edhe murtajës, qysh e ka thanë Jehovai për popullin që s’ka me i shërby mbretit t’Babilonisë?

14 Mos i ngoni fjalët e profetëve që po ju thojnë: ‘Ju s’keni me i shërby mbretit t’Babilonisë’, se ata po ju profetizojnë rrena.

15 ‘Se unë s’i kom çu ata’, thotë Jehovai, ‘jo, ata po profetizojnë rrena n’emnin tem, e për qata unë kom me ju shpërnda edhe keni me vdekë, ju bashkë me profetët që po ju profetizojnë.’”

16 Edhe priftave e krejt këtij populli ua kom thanë: “Kështu thotë Jehovai: ‘Mos i ngoni fjalët e profetëve t’juj, që po ju profetizojnë: “Sendet e shpisë t’Jehovës kanë me u kthy shumë shpejt pi Babilonisë!” Se ata po ju profetizojnë rrena.

17 Mos i ngoni ata. Shërbejini mbretit t’Babilonisë edhe keni me metë gjallë. Pse me u bo ky qytet grumbull gërmadhash?

18 Po nëse ata jonë profetë edhe i kanë fjalët e Jehovës, atëherë le t’i luten Jehovës, Zotit t’ushtrive, që sendet që kanë mbetë n’shpinë e Jehovës, n’pallatin e mbretit t’Judës edhe n’Jerusalem, mos me u çu n’Babiloni.’

19 Se kështu thotë Jehovai, Zoti i ushtrive, për shtyllat, Detin, karrocat edhe sendet që kanë mbetë hala n’këtë qytet,

20 që mbreti Nebukadnezar i Babilonisë s’i ka marrë me veti kur e ka çu n’robni pi Jerusalemit n’Babiloni Jekonjën, djalin e Jojakimit, mbretin e Judës, bashkë me parinë e Judës edhe t’Jerusalemit.

21 Po, kështu thotë Jehovai, Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, për sendet që kanë mbetë n’shpinë e Jehovës, n’pallatin e mbretit t’Judës edhe n’Jerusalem:

22 ‘“N’Babiloni kanë me u çu edhe atje kanë me metë deri n’ditën kur unë kom me ua kushtu vëmendjen”, thotë Jehovai. “Atëherë kom me i marrë prapë edhe me i kthy n’këtë vend.”’”