Jobi 1
1 Në vendin Uz u konë nji njeri që e ka pasë emnin Job. Aj u konë njeri i drejtë e i ndershëm, që s’ka bo kurgjo t’keqe. E ka pasë frikë Zotin edhe u ka rujt pi krejt seneve t’këqija.
2 Atij i kanë lindë shtatë djem e tri çika.
3 Aj i ka pasë 7000 dele, 3000 deve, 1000 gjedhe edhe 500 gomarë. Përveç qatyne, i ka pasë edhe shumë shërbëtorë. Qashtu, aj u bo njeriu ma i rëndësishëm prej krejt njerëzve që jetojshin n’lindje.
4 Secili djalë e ka bo nji gosti n’shpinë e vet, në ditën që e ka pasë t’caktume. I kanë ftu edhe tri motrat e veta, e krejt bashkë kanë hangër e kanë pi.
5 Sa herë që kryheshin ditët e gostive, Jobi i thirrke fëmijët e vet me i shenjtëru. Aj çohej herët n’mëngjes edhe për secilin prej tyne jepte kurban që digjej krejt. Se Jobi thojke me veti: «Nashta djemtë e mi kanë bo gjynah edhe e kanë mallku Zotin n’zemër t’vet.» Qashtu e ka pasë zakon Jobi.
6 Erdhi nji ditë kur bijtë e Zotit t’vërtetë u mblodhën me dalë para Jehovait, e n’mesin e tyne ka ardhë edhe Satani.
7 Atëherë Jehovai e ka pytë Satanin: «Kah po vjen?» Satani i ka thanë Jehovait: «E kom shëtitë krejt tokën edhe kom ecë andej-këndej n’për to.»
8 Atëherë Jehovai i ka thanë Satanit: «A e ke vërejt shërbëtorin tem, Jobin? N’tokë s’ka tjetër si aj. Aj asht njeri i drejtë e i ndershëm, që s’bon kurgjo t’keqe. E ka frikë Zotin edhe u rrin larg krejt seneve t’këqija.»
9 Satani ia ka kthy Jehovait: «A thu Jobi e ka frikë Zotin veç ashtu, pa kurrfarë arsye?
10 A s’e ke rrethu ti me nji gardh që e mbron atë, shpinë e tij edhe krejt çka ka? Ti e ke beku krejt punën që e bon me durt e veta, edhe bagëtia e tij asht përhapë gjithkah n’vend.
11 Po veç shtrije dorën e merre krejt çka ka, e aj ka me t’mallku drejt n’ftyrë.»
12 Atëherë Jehovai i ka thanë Satanit: «Me krejt çka ka aj, e ki dorën e lirë. Veç atij vetë mos iu prek!» Masanej Satani ka shku pi pranisë së Jehovait.
13 Nji ditë, djemtë e çikat e Jobit jonë konë tu hangër e tu pi venë n’shpinë e vllaut t’tyne ma t’madh.
14 Atëherë te Jobi ka ardhë nji lajmëtar edhe i ka thanë: «Qetë jonë konë tu lëvru tokën, e gomarët jonë konë tu kullotë afër tyne.
15 Qaty kanë sulmu sabejtë, i kanë marrë bagëtitë edhe i kanë vra shërbëtorët me shpatë. Veç unë kom mujtë me ikë, me ta tregu ty.»
16 Hala pa e kry aj fjalën, ka ardhë edhe nji tjetër edhe ka thanë: «Zjarri i Zotit ka ra pi qiellit edhe i ka kaplu delet e shërbëtorët, e i ka shkatërru krejt! Veç unë kom mujtë me ikë, me ta tregu ty.»
17 Hala pa e kry aj fjalën, ka ardhë edhe nji tjetër edhe ka thanë: «Kaldejtë jonë nda n’tri grupe edhe i kanë sulmu devetë. I kanë marrë krejt devetë edhe i kanë vra shërbëtorët me shpatë. Veç unë kom mujtë me ikë, me ta tregu ty.»
18 Hala pa e kry aj fjalën, ka ardhë edhe nji tjetër edhe ka thanë: «Djemtë e çikat e tua jonë konë tu hangër e tu pi venë n’shpinë e vllaut t’tyne ma t’madh.
19 Përnjiherë ka ardhë nji erë shumë e fortë pi shkretëtinës edhe e ka goditë shpinë n’krejt katër qoshet. Shpia u rrëzu edhe i ka zanë përfundi të rinjtë. Krejt kanë vdekë. Veç unë kom mujtë me ikë, me ta tregu ty.»
20 Atëherë Jobi u çu n’kamë, i ka shqy teshat e veta, e ka rru kryt, u lëshu n’tokë edhe u përkul.
21 Edhe ka thanë: «Lakuriq kom ardhë
pi barkut t’nanës, edhe lakuriq kom
me u kthy. Jehovai ka
dhanë, Jehovai ka marrë. Emni i
Jehovait le t’lavdërohet edhe ma tutje!»
22 Edhe mas krejt qetyne që kanë ndodhë, Jobi s’ka bo gjynah, as s’e ka fajësu Zotin që ka bo diçka gabim.