Jobi 17
1 Shpirti jem asht thy, ditët e mia jonë shu.
Varrezat po m'presin.
2 Jom i rrethum pi atyne që tallen me mu, e
syri jem duhet me e kqyrë sjelljen e tyne kryeneçe.
3 T'lutna, pranoje dorëzaninë për mu e mbaje te vetja.
Kush tjetër ka me dalë zot për mu e me ma dhanë dorën për këtë?
4 Se ti ua ke mbyllë zemrën që mos me mujtë me dallu.
Për qata ti s'i ngrit nalt.
5 Disa u ofrojnë shokëve t'vet me nda me ta,
kurse sytë e fëmijëve t'vet po treten pi mallit.
6 Aj m'ka bo për tallje ndër popuj.
Qashtu jom bo njeri që tjerët e pështyjnë n'ftyrë.
7 Sytë e mi jonë turbullu pi mërzisë së madhe,
e jom bo veç nji hije e vetes.
8 Njerëzit e ndershëm e kqyrin krejt këtë t'tmerrum,
e i pafajshmi tronditet pi njeriut t'pa Zot.
9 I drejti vazhdon rrugës t'vet pa u lëkundë, e aj që
i ka duert e pastra bohet gjithnji ma i fortë.
10 Po ju muneni me ardhë krejt e me vazhdu me
diskutu, se unë s'kom gjetë asnji t'mençëm ndër ju.
11 Ditët e mia kanë mbaru.
Planet e mia, dëshirat e zemrës teme, jonë shku huq.
12 Pa nalë natën po e qujnë ditë, e po thonë:
‘Asht terr, prandaj drita duhet me konë afër.’
13 Nëse pres, vorri ka me m'u bo shpi.
N'terr kom me e shtru shtratin tem për natë.
14 Vorrit kom me i thirrë: ‘Ti je baba jem!’,
e krymbit: ‘Ti je nana jem edhe motra jem!’
15 Ku asht pra shpresa jem?
Kush po sheh shpresë për mu?
16 Ajo ka me zhdryp te dyert e vorrit t'mbylluna me
shul, kur na krejt bashkë kemi me u fundosë n'pluhun.