Jobi 2

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Masanej erdh dita kur djemtë e Zotit t'vërtetë u mblodhën me dalë para Jehovës, e edhe Shejtani erdh mes tyne me dalë para Jehovës.

2 Atëherë Jehovai e pyti Shejtanin: «Pi kah po vjen?» Shejtani iu përgjigj Jehovës: «E kom shëtitë tokën anej e knej, e kom ecë gjithkah nëpër to.»

3 Pastaj Jehovai i tha Shejtanit: «A e ke vërejtë shërbëtorin tem Jobin? N'krejt tokën s'ka njeri si aj. Asht nji burrë i drejtë, që s'bon kurgjo t'keqe. E ka tutën e Zotit edhe largohet pi çdo t'keqe. Aj hala po e mban besnikninë e vet, edhe pse ti po mundohesh me m'shty kundër tij, që unë me e shkatërru pa kurrfarë arsye.»

4 Ama Shejtani iu përgjigj Jehovës: «Lëkurë për lëkurë. Njeriu ka me dhanë krejt qka ka për me e rujt jetën e vet.

5 Ama tash zgjate dorën tande edhe lëndoja trupin, e aj ka me t'mallku drejt n'ftyrë.»

6 Atëherë Jehovai i tha Shejtanit: «Qe, e ke n'dorë me i bo qka t'dush! Veç jetën mos ia merr!»

7 Pastaj Shejtani u largu pi pranisë së Jehovës edhe e goditi Jobin me çibanë t'këqij, pi maja e kryt deri te shputat e kambëve.

8 Jobi u ul n'mes t'hinit edhe e mori nji copë t'thyme t'enës pi balte për me u kru.

9 Në fund, gruja e tij i tha: «A hala po e mban besnikninë tande? Mallkoje Zotin edhe dek!»

10 Ama aj i tha: «Ti po fol si nji grue pa men. A duhet me pranu pi Zotit t'vërtetë veç t'mirat, e jo edhe t'këqijat?» Me krejt këto që i ndodhën, Jobi s'ka bo gjynah me fjalët e veta.

11 Tre shokët e Jobit kanë ni për krejt fatkeqësitë që i kishin ra atij, e secili ka ardh pi vendit t'vet: Elifazi pi Temanit, Bildadi pi Shuhut edhe Zofari pi Naamatit. Ata u morën vesh me shku bashkë te Jobi, me ia kallxu që ju vijke dhimt për to edhe me e ngushëllu.

12 Kur e panë pi larg, s'e njohën. Ia nisën me kajt me za t'naltë, i shqyen teshat e veta edhe hodhën pluhun n'ajër e mbi kryt e vet.

13 Shtatë ditë e shtatë net u ulën me to n'tokë. Asnjani s'i tha asnji fjalë, se e panë që dhimbja e tij u konë shumë e madhe.