Jobi 23

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jobi iu përgjigj:

2 “Edhe sot kom me u anku pa u nalë.
Fuqia m'ka sosë pi psherëtimave t'shumta.

3 Ah, veç ta disha ku me e gjetë Zotin!
Kisha shku te vendi ku rrin aj.

4 Ia kisha paraqitë rastin tem para gjyqit, e
gojën e kisha mbushë plot me arsye.

5 Kisha marrë vesh qysh kish me m'u
përgjigjë, e kisha pasë kujdes qka m'thotë.

6 A kish përdorë aj fuqinë e vet t'madhe me u grindë me mu?
Jo, sigurt kish me m'ndëgju.

7 Atje nji njeri i ndershëm kish mujtë me e sqaru punën me
të, e gjykatësi jem kish me m'shpallë t'pafajshëm njiherë e përgjithmonë.

8 Po kur shkoj kah lindja, aj s'asht
aty, e kur kthehna, s'e gjej.

9 Kur aj punon n'anën e majtë, s'e shoh, e
kur kthehet kah e djathta, prap s'e shoh.

10 Po aj e din rrugën që e kom marrë.
Kur t'më ketë provu, kom me dalë si ari i pastër.

11 Hapat e mi i kanë ndjekë saktë gjurmët e kamëve t'tij.
Kom nejtë n'rrugën e tij, pa u largu pi saj.

12 S'jom largu pi urdhnit që ka dalë pi buzëve t'tij.
Fjalët e tij i kom rujtë edhe ma shumë se qka asht pritë pi meje.

13 Kur aj e vendos nji send, kush munet me ia ndrru mendjen?
Kur aj don me bo diçka, e bon.

14 Se qka ka vendosë për mu, ka me e çu krejt
deri n'fund, e ka edhe shumë sene tjera qeshtu gati.

15 Për qata tutna pi tij.
Kur mendoj për të, frika veç po m'shtohet.

16 Zoti ma ka hjekë guximin, i
Plotfuqishmi m'ka bo me u tutë.

17 Po terri hala s'm'ka shti me heshtë, as
errësina e randë që ma ka mbulu ftyrën.