Jobi 4
1 Atëherë Elifazi pi Temanit iu përgjigj:
2 «A ka me t'hupë durimi nëse dikush mundohet me folë me ty?
Se kush munet me nejt pa folë?
3 Asht e vërtetë që ti i ke ndreqë shumë veta, edhe
i ke forcu duert e atyne që s'kanë pasë fuqi.
4 Fjalët e tua i kanë çu n'kambë krejt ata që jonë
pengu, edhe atyne që ju lëshojshin gjunjtë, ju ke dhanë forcë.
5 Ama tash që t'ka ra ty kjo e keqe, po t'rrëzon krejt.
Tash që t'ka goditë ty, je tronditë.
6 A s'po t'jep siguri tuta që e ke ndaj Zotit?
A s'po t'jep shpresë që gjithmonë ke ecë me ndershmni?
7 Meno pak: Cili njeri i pafajshëm ka hupë
najherë? Kur jonë shkatërru najherë njerzt e drejtë?
8 Qka kom pa unë asht kjo:
Kush e lëvron arën e t'keqes edhe mbjell telashe, qato ka me i korrë.
9 Me frymën e Zotit ata zhduken, edhe kur
aj shfryn pi idhnimit, ata marrin fund.
10 Luani ulërin edhe luani i ri hungëron, ama
edhe dhambët e luanëve t'fortë ju shkulen.
11 Luani ngordh kur s'ka gjah për me
hangër, edhe klyshët e luanit shpërndahen.
12 Tash mu m'ka ardhë nji fjalë fshehtas,
edhe si nji pëshpëritje m'ka ra n'vesh.
13 Kur m'kanë kapë mendime që m'shqetësojshin gjatë pamjeve
t'natës, kur njerzt i zë gjumi i thellë,
14 atëherë m'ka kapë nji dridhje e tmerrshme,
edhe frika m'ka kapë krejt trupin.
15 Nji shpirt m'kaloi përpara ftyrës.
M'u çunë krejt qimet përpjetë.
16 Pastaj aj u nal, ama unë s'mujta
me dallu qysh dukej. Nji figurë u
konë para syve t'mi. U bo
qetësi, e pastaj e niva nji za:
17 ‘A munet nji njeri që vdes me konë ma i drejtë se Zoti?
A munet nji njeri me konë ma i pastër se Aj që e ka kriju?’
18 Aj s'ju beson as shërbëtorëve t'vet, edhe
te melaqet e veta lyp gabime.
19 E sa ma shumë te ata që jetojnë n'shpija
pi balte, që i kanë themelet n'pluhun, e që
munen me u shtypë aq lehtë sa nji molë!
20 Pi sabahi deri n'mramje shtypen krejt.
Zhduken përgjithmonë, e kërkush s'ia vë mendjen.
21 A s'jonë ata si nji çadër që ia kanë shkulë litarin?
Vdesin pa pasë mençuni.