Jobi 8
1 Atëherë Bildadi, shuhiti, ia ka kthy:
2 «Deri kur ki me folë qashtu?
Fjalët që po t’dalin pi gojës jonë veç si nji frymë e fortë ere!
3 A ka me e shtrembëru Zoti të drejtën?
A ka me e shtrembëru i Gjithëfuqishmi drejtësinë?
4 Nëse djemtë e tu kanë bo gjynah kundër tij, atëherë aj
i ka dënu për shkak se jonë çu kundër tij.
5 Po nëse ti veç i drejtohesh Zotit edhe
i lutesh t’Gjithëfuqishmit me t’pa me sy t’mirë,
6 edhe nëse je me t’vërtetë i pastër e i
drejtë, atëherë aj ka me ta kushtu vëmendjen edhe ka
me t’kthy aty ku e ki vendin me t’drejtë.
7 Edhe nëse fillimi yt u konë i vogël,
e ardhmja jote ka me konë e madhe.
8 Pyete pak brezin e ma hershëm, edhe
kqyre qka kanë zbulu baballarët e tyne.
9 Se na veç dje kemi lindë e s’dimë kurgjo, se
ditët tona n’ket tokë jonë veç si nji hije.
10 A s’kanë me t’mësu ata edhe
me ta tregu qka dinë?
11 A ka me u rritë nalt bima e papirusit aty ku s’ka moçal?
A ka me u rritë kallami nalt pa ujë?
12 Edhe kur hala asht tu qitë sytha e s’asht pre,
ka me u tha ma shpejt se krejt bimët tjera.
13 Qashtu e kanë fundin krejt ata që e harrojnë Zotin, se shpresa
e atij që s’e ka frikë Zotin ka me u shu.
14 Shpresa e tij asht e kotë, e besimi i
tij asht i dobët si rrjeta e merimangës.
15 Aj ka me u mbështetë për shpinë e vet, po ajo s’ka me qëndru.
Ka me u mundu me u mbajtë për to, po ajo s’ka me mbajtë.
16 Aj asht si nji bimë e ujitun mirë
n’diell, e degët e saj t’reja përhapen n’kopsht.
17 Rrâjët e saj ndërthuren n’nji grumbull gurësh.
N’mes t’gurëve ajo lyp nji vend për veti.
18 Po nëse shkulet pi vendit ku asht, aj vend ka me e mohu edhe ka me thanë:
‘Kurrë s’të kom pa.’
19 Po, qashtu ka me u zhdukë, e
masanej kanë me mbî tjerë pi pluhnit.
20 Zoti kurrë s’ka me e refuzu njeriun që vazhdon me konë i ndershëm.
E as s’ka me i përkrahë njerëzit e këqij.
21 Aj hala ka me ta mbushë gojën
me t’qeshuna, e buzët me britma gëzimi.
22 Ata që t’urrejnë kanë me u mbulu me marre,
e çadra e njerëzve t’këqij s’ka me konë ma.»