Joeli 2

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 «Bini borisë n'Sion!
Lëshoni britma lufte n'malin tem t'shejtë.
Le t'dridhen krejt banorët e vendit, se dita e Jehovait po vjen!
Asht afër!

2 Ajo asht nji ditë terri edhe errësine, nji
ditë me re edhe terr t'madh. Asht si
drita e sabahut që përhapet përmbi male. Aty
asht nji popull shumë i madh edhe i
fuqishëm, që s'ka pasë kurrë nji popull si
aj edhe as s'ka me pasë ma kurrë
gjatë krejt viteve t'brezave që kanë me ardhë.

3 Para tij zjarri po përpin gjithçka edhe
mrapa tij flaka po i djeg krejt.
Toka para tij asht si kopshti
i Edenit, po mrapa tij mbetet veç
shkretinë e braktisun. Kurgjo s'munet me shpëtu.

4 Ata doken si kuaj edhe turren
përpara si kuajt e luftës.

5 Kur kërcejnë përmbi majat e maleve, bajnë zhurmë si karrocat e luftës,
si kërcitja e nji zjarri t'madh që po i djeg kallamishtet e
thata. Jonë si nji popull i fuqishëm që asht rreshtu për luftë.

6 Për shkak t'tyne, popujt kanë me hjekë shumë.
Krejt ftyrat kanë me u skuqë.

7 Ata sulmojnë si luftëtarë, hypin
n'mur si ushtarë, secili e
mban drejtimin e vet,
edhe s'dalin pi rrugëve t'veta.

8 Asnjani s'e shtyn tjetrin, secili ec
përpara n'rrugën e vet. Edhe
nëse disa rrëzohen pi armët, tjerët
s'dalin pi rreshtat e vet.

9 Ata turren mrena n'qytet, vrapojnë përmbi mure.
Hypin përmbi shpija edhe hyjnë nëpër dritare si hajnat.

10 Para tyne toka po dridhet edhe qielli
po tundet. Dielli edhe hana jonë errësu edhe
yjet e kanë hupë shkëlqimin e vet.

11 Jehovai ka me e ngritë zanin para ushtrisë së vet, se ushtria e tij asht tepër e madhe.
Aj që i zbaton fjalët e tij asht i fuqishëm.
Se dita e Jehovait asht e madhe edhe t'fut shumë frikë e respekt.
Kush munet me e përballu?»

12 «Po edhe tash», thotë Jehovai, «kthehuni te unë me
krejt zemrën tu agjëru, tu kajtë edhe tu vajtu.

13 Shqyeni zemrat tueja e jo teshat edhe kthehuni te Jehovai,
Zoti juej, se aj asht i dhimbshëm edhe ka
mëshirë, s'idhnohet shpejt edhe ka shumë dashni besnike, edhe ka
me e mendu prapë a me e pru fatkeqësinë.

14 Kush e din, nashta aj kthehet edhe e ndrron mendjen edhe
ju len nji bekim, që me mujtë me i dhanë Jehovait,
Zotit juej, nji kurban pi drithi edhe nji kurban me pije.

15 Bini borisë n'Sion!
Shpalleni nji agjërim, thirrni nji mbledhje t'shejtë.

16 Mblidheni popullin, bajeni mbledhjen t'shejtë.
Mblidhini pleqt, sillni fmijët edhe bebet që hala pinë gji.
Dhondrri le ta lëshojë dhomën e vet t'mrenshme, e nusja dhomën e dasmës.

17 Mes hyrjes së tempullit edhe altarit, priftat, shërbëtorët e
Jehovait, le t'kajtin edhe le t'thonë: ‘O Jehova, t'viftë
gjynah për popullin tand. Mos e len popullin që
e ke trashëgim me u ba për hajgare,
tu i lanë popujt tjerë me sundu përmbi ta.
Pse me thanë popujt: “Ku asht Zoti i tyne?”?’

18 Atëherë Jehovai ka me u angazhu me krejt zellin për tokën e
vet edhe ka me i ardhë gjynah për popullin e vet.

19 Jehovai ka me iu përgjigjë popullit t'vet: ‘Unë kam
me ju dhanë drithë, venë t're edhe vaj, edhe keni
me pasë ma shumë se boll. S'kam me ju
lanë ma me u ba për hajgare mes popujve.

20 Atë që vjen pi veriut kam me e përzanë
shumë larg juve, kam me e çu n'nji
vend t'thatë edhe t'braktisun, pjesën e përparme t'tij drejt
detit n'lindje edhe pjesën e mrapme drejt detit
n'perëndim. Pi tij ka me dalë era e kalbësinës,
pa nalë ka me dalë erë e keqe
pi tij, se Zoti ka me ba sene t'mdhaja.’

21 Mos u tut, o tokë.
Gëzohu edhe brohorit, se Jehovai ka me ba sene t'mdhaja.

22 Mos u tutni, ju shtazët e arave, se
kullotat e shkretinës kanë me u gjelbru.
Drujt kanë me dhanë fruta, fiku edhe vneshti
kanë me dhanë krejt frytin e vet.

23 Ju djemtë e Sionit, brohoritni edhe gëzohuni për Jehovain, Zotin juej,
se aj ka me ju dhanë shiun e vjeshtës aq
sa duhet. Ka me lëshu shumë shi përmbi ju, shiun e
vjeshtës edhe shiun e pranverës, qysh ka ba ma herët.

24 Lamat ku shihet drithi kanë me u mbushë plot me drithë t'pastër,
e presat kanë me u derdhë pi venës së re edhe vajit.

25 Edhe unë kam me jua shpërbly vitet kur karkaleci që vjen n'grupe,
karkaleci pa krahë, karkaleci që s'ngihet kurrë edhe karkaleci grykës i kanë
hangër krejt, ushtria jem e madhe që e kam çu te ju.

26 Ju keni me hangër sa me u ngi
mirë, edhe keni me e lavdëru emnin e Jehovait,
Zotit juej, që ka ba mrekulli për ju.
Populli jem s'ka me u turpnu ma kurrë.

27 Edhe keni me e kuptu që unë jom n'mes
t'Izraelit edhe që unë jom Jehovai, Zoti juej, e s'ka
tjetër! Populli jem s'ka me u turpnu ma kurrë.

28 Mas kësaj, kam me e derdhë frymën teme përmbi njerëz t'çdo lloji.
Djemtë edhe çikat tueja kanë me profetizu.
Pleqt tuej kanë me pa andrra.
Djemtë tuej t'ri kanë me pa pamje.

29 Edhe përmbi skllavët e mi edhe skllavet e mia
kam me e derdhë frymën teme n'ato ditë.

30 Edhe kam me ba mrekulli n'qiell edhe
n' tokë, gjak, zjarr edhe shtylla tymi.

31 Dielli ka me u kthy n'errësinë edhe hana n'gjak para se me
ardhë dita e madhe e Jehovait, që t'fut shumë frikë e respekt.

32 Edhe kushdo që e thërret emnin e Jehovait ka me u shpëtu,
se n'malin Sion edhe n'Jerusalem kanë me qenë ata që shpëtojnë, qysh e
ka thanë Jehovai, ata që kanë mbetë gjallë, që Jehovai i thërret.»