Joeli 3

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 „Se në ato ditë edhe në atë kohë, kur kom
me i kthy robnit e Judës edhe të Jerusalemit,

2 kom me i mbledh edhe krejt kombet edhe
kom me i çu në luginën e Joshafatit.
Aty kom me i qit para gjyqit për shkak
të popullit tem edhe trashëgimisë teme, Izraelit, se
ata e kanë shpërnda popullin tem nëpër kombe
edhe tokën teme e kanë nda mes veti.

3 Për popullin tem kanë gjujt short. Nji djalë e kanë
dhonë si pagesë për nji prostitutë edhe nji çikë
e kanë shitë për venë, që me pasë me pi.

4 E ju, qka keni kundër meje, o Tir
e Sidon edhe krejt krahinat e Filistisë? A
po doni me ma kthy për naj sen? Nëse
po doni me ma kthy, unë kom me
jau kthy shumë shpejt, pa vonesë, juve vetë.

5 Se ju e keni marrë argjendin edhe arin tem edhe thesaret e
mia ma të çmueshme i keni çu në tempujt e juve,

6 edhe popullin e Judës edhe të Jerusalemit e keni shitë te
grekët, për me i largu shumë pi vendit të vet.

7 Unë kom me i nxjerrë pi vendi ku ju i keni shitë, edhe
krejt qka u keni bo atyne, kom me jau kthy juve vetë.

8 Djemtë edhe çikat e juve kom me i shitë në dorë të
popullit të Judës, edhe ata kanë me i shitë te burrat e
Shebës, te nji komb shumë i largët, se vetë Jehova ka folë.

9 Shpallne nëpër kombe: ‚Bohuni gati për luftë!
Zgjoni burrat e fortë! Le të
dalin krejt ushtarët, le të shkojnë përpara!

10 Farkëtoni tehet e parmendave të juve në shpata edhe thikat e vneshtave në
shtiza. Aj që asht i dobët le të thotë: „Jom i fortë.“

11 Hajdeni e ndihmoni, krejt ju kombet përreth, mblidhuni!‘“ O Jehova,
çoji të fuqishmit e tu me zhdryp në qat vend.

12 „Kombet le të çohen e të shkojnë drejt luginës së Joshafatit, se aty
kom me u ulë për me dhanë gjykim për krejt kombet përreth.

13 Vnojeni drapnin në punë, se të korrat jonë pjekë.
Hajdeni e shkelni në shtypësen e rrushit, se asht plot.
Enët po derdhen përplot, se ligësia e tyne s’ka kufi.

14 Turma e turma njerzish jonë në luginën e vendimit, se
dita e Jehovës asht afër në luginën e vendimit.

15 Dilli edhe hana kanë me u errësu edhe
yjet kanë me e hup shkëlqimin e vet.

16 Jehova ka me ulëritë pi Sionit, pi Jerusalemit
ka me e ngritë zanin e vet. Qielli
edhe toka kanë me u dridhë, po Jehova ka
me u bo strehë për popullin e vet,
nji kala e fortë për popullin e Izraelit.

17 Edhe ju keni me e kuptu që unë jom Jehova, Zoti juaj, që
banoj në Sion, në malin tem të shenjtë. Jerusalemi ka me u
bo vend i shenjtë edhe të hujt s’kanë me kalu ma nëpër të.

18 Atë ditë, malet kanë me piku venë të ambël,
nëpër kodra ka me rrjedhë tomël edhe krejt përrojt e
Judës kanë me pasë ujë. Pi shpija e Jehovës
ka me dalë nji burim që ka me gufue edhe
ka me e ujitë luginën e drujve të akacies.

19 Po Egjipti ka me mbetë shkret, edhe Edomi ka me
u bo nji shkretinë e braktisun për shkak të dhunës
që ia kanë bo popullit të Judës, se në tokën
e tij e kanë derdhë gjakun e njerzve të pafajshëm.

20 Po Juda ka me pasë banorë
përgjithmonë edhe Jerusalemi brez mas brezi.

21 Gjakun e tyne, që ma herët s’e kom konsideru si të pafajshëm, kom me e konsideru si të pafajshëm.
Jehova ka me banu në Sion.“