Jona 1

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jona, djali i Amitait, e ka marrë këtë mesazh pi Jehovait:

2 “Çohu, shko në Ninive, në qat qytet të madh, edhe shpalle gjykimin kundër tij, se të këqijat e tyne s'më kanë kalu pa i vërejtë.”

3 Po Jona u çu me ik larg pi Jehovait, për në Tarshish. Ka zhdryp në Jopë, e ka gjetë nji anije që shkojke për Tarshish, e ka pagu udhëtimin edhe ka hyp n'anije për me udhëtu me ta, larg pi Jehovait.

4 Atëher Jehovai ka çu nji stuhi të fortë në det, aq të madhe sa anija gati po copëtohej.

5 Detarët u tutën shumë edhe secili ja nisi me i thirrë zotit të vet për ndihmë. Për me e lehtësu anijen, ata kanë nisë me i gjujtë ngarkesat në det, njanën mas tjetrës. Po Jona kishte zhdryp poshtë në anije, u shtri edhe e kishte zanë gjumi i thellë.

6 Kapiteni shkoi te aj edhe i tha: “Pse je tu flejtë? Çohu, thirre Zotin tand! Ndoshta Zoti i vërtetë ka me u kujdes për neve edhe s'kemi me u mbytë.”

7 Masanej ata i thanë njani-tjetrit: “Hajdeni, po qesim short me marrë vesh kush e ka fajin për këtë fatkeqësi.” Edhe shorti i ra Jonës.

8 Ata e vetën: “Të lutemi, na kallxo kush e ka fajin për këtë fatkeqësi që na ka gjetë. Qka punon ti? Pi kah po vjen? Pi cilit vend je? Cilit popull i takon?”

9 Aj ju përgjigj: “Unë jom hebre edhe kom respekt të madh për Jehovain, Zotin e qiellit, që e ka bo detin edhe tokën e thatë.”

10 Atëher burrat u tutën edhe ma shumë edhe e vetën: “Qka paske bo kështu?” (Se Jona u kishte kallxu burrave që po ikte pi Jehovait.)

11 Ata i thanë: “Qka me bo me ty që deti me u qetësu?” Se deti po bohej gjithnjë e ma i trazum.

12 Aj ju përgjigj: “Merrmëni edhe gjujmëni në det, e deti ka me u qetësu. Unë e di që kjo stuhi kaq e madhe ju ka ardh veç për shkakun tem.”

13 Po burrat kanë vozitë me rrema me krejt fuqinë për me e kthy anijen në tokë të thatë. Ama s'ia dolën, se stuhia po bohej gjithnjë e ma e fortë.

14 Atëher ata i thirrën Jehovait edhe thanë: “O Jehova, të lutemi, mos na le me dekë për shkak të këtij njeriu! Mos na e ngarko fajin për gjak të pafajshëm, o Jehova, se ti ke bo qka ke dasht vetë!”

15 Masanej e kanë marrë Jonën edhe e kanë gjujtë në det, e deti u qetësu.

16 Atëher burrat i ka kapë nji respekt shumë i madh për Jehovain. Ata i kanë ofru nji kurban Jehovait edhe kanë dhanë zotime.

17 Masanej Jehovai e ka çu nji peshk të madh që e ka përpi Jonën. Kështu Jona ka nejtë tri ditë edhe tri net në barkun e peshkut.