Jona 2
1 Jona iu lut Zotit të vet, Jehovait, pi barkut të peshkut
2 edhe tha:
“Kur jom konë në hall, e kom thirrë Jehovain edhe aj m'u ka përgjigjë.
Pi thellësive të vorrit kom bërtitë për ndihmë.
Ti ma ke ni zanin.
3 Kur ti m'ke gjujtë në thellësi, n'mes të detit
të hapët, atëher rrymat e ujit m'kanë rrethu.
Krejt dallgët edhe valët tua kanë kalu përmi mu.
4 Atëher kom thanë: ‘Jom largu pi syve tu! Qysh kom me
mujtë me e pa najherë prapë tempullin tand të shenjtë?’
5 Ujnat m'kanë rrethu edhe ma kanë rreziku jetën.
Thellësia m'ka mbulu.
Bari i detit m'u ka pshtjellë rreth kryes.
6 Jom fundosë deri te themelet e maleve.
Shulat e tokës u mshelën përmi mu përgjithmonë.
Po ti m'ke nxjerrë të gjallë pi gropës, o Jehova, Zoti jem.
7 Kur jeta po m'ike, m'u kujtu Jehovai.
Atëher lutja jeme ka mbërri te ti, në tempullin tand të shenjtë.
8 Ata që ju përkushtohen idhujve pa vlerë, e lanë burimin e dashnisë besnike.
9 Po unë kom me të ofru kurban tu të falënderu me za.
Qka kom premtu me zotim, kom me e përmbushë.
Shpëtimi vjen pi Jehovait.”
10 Në fund Jehovai e ka urdhnu peshkun me e qitë Jonën pi gojës në breg të detit.