Josiu 1
1 Mas vdekjes së Moisiut, shërbëtorit të Jehovait, Jehovai i tha Josuas, djalit të Nunit, që i shërbente Moisiut:
2 “Shërbëtori jem Moisiu ka dekë. Për qata çohu edhe kaloje Jordanin bashkë me krejt popullin. Hyni në vendin që unë po ia jap popullit të Izraelit.
3 Çdo vend ku e shkelni kambën, kom me jua dhanë, qysh ia kom premtu Moisiut.
4 Kufijtë e vendit tuj kanë me shku pi shkretinës deri n'Liban, e deri te lumi i madh, Eufrati, tu e përfshi krejt vendin e hititëve, edhe deri te Deti i Madh n'perëndim.
5 Sa t'jesh gjallë, kërkush s'ka me mujtë me të bo ballë. Qysh jom konë me Moisiun, qashtu kom me konë edhe me ty. S'kom me të lanë, as s'kom me të braktisë.
6 Ki guxim edhe ji i fortë, se ti ki me bo që ky popull me e trashëgu vendin që unë u kom premtu me betim të parëve të tyne.
7 Veç ki guxim edhe ji shumë i fortë, edhe ki kujdes me e zbatu krejt ligjin që ta ka dhanë shërbëtori jem Moisiu. Mos u largo pi tij, as n'djathtë as n'majtë. Atëher ki me vepru me mençuri kudo që shkon.
8 Mos e largo këtë libër të ligjit pi gojës tande, po lexoje me za t'ultë ditë e natë, që me pas kujdes me zbatu krejt qka shkruhet n' të. Atëher ki me pas sukses në rrugën tande edhe ki me vepru me mençuri.
9 Qysh veç të kom urdhnu: Ki guxim edhe ji i fortë! Mos u tremb edhe mos u tut, se Jehovai, Zoti yt, asht me ty kudo që shkon.”
10 Masanej Josua i ka urdhnu zyrtarët e popullit:
11 “Shkoni nëpër krejt kampin edhe thujuni njerzve: ‘Bani gati ushqim për rrugë, se mas tri ditësh keni me e kalu Jordanin për me hi në vendin që Jehovai, Zoti juej, po jua jep, edhe me e marrë atë vend për veti.’”
12 Edhe rubenitëve, gaditëve edhe gjysmës së fisit të Manaseut, Josua u ka thanë:
13 “Mos e harroni qka ju ka urdhnu Moisiu, shërbëtori i Jehovait: ‘Jehovai, Zoti juej, po ju jep qetësi edhe jua ka dhanë këtë vend.
14 Gratë tuja, fëmijët tuj edhe bagëtitë tuja kanë me nejtë në vendin që jua ka dhanë Moisiu në këtë anë të Jordanit. Po krejt luftëtarët tuj të fortë kanë me kalu përpara vllaznive tuj, të rreshtum për luftë. Ndihmojuni atyne,
15 deri sa Jehovai t'u japë qetësi edhe vllaznive tuj, qysh ju ka dhanë juve, edhe deri sa ata ta marrin për veti vendin që Jehovai, Zoti juej, po ua jep. Masanej kthehuni në vendin që ju takon me jetu edhe me e pas për veti, në vendin që Moisiu, shërbëtori i Jehovait, jua ka dhanë në lindje të Jordanit.’”
16 Ata iu përgjigjën Josuas: “Na kemi me bo krejt qka na ke urdhnu. Kudo që na çon, na kemi me shku.
17 Qysh e kemi ngu Moisiun për krejt senet, qashtu kemi me të ngu edhe ty. Veç Jehovai, Zoti yt, le të jetë me ty, qysh u konë edhe me Moisiun.
18 Kush t'i del kundër urdhnit tand edhe nuk e ngon secilin udhëzim që ia jep, ka me dekë. Veç ki guxim edhe ji i fortë!”