Josiu 10

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Mbreti Adoni-Zedek i Jerusalemit ka marrë vesh që Josiu e ka marrë Ain edhe e ka shkatërru krejt. Aj ka marrë vesh që Josiu ia ka ba Ait edhe mbretit t'tij qysh ia ka ba Jerikos edhe mbretit t'saj, edhe që banorët e Gibeonit kanë ba paqe me izraelitët edhe kanë mbetë me ta.

2 Atëherë aj asht tutë shumë, se Gibeoni u konë qytet i madh, qysh jonë qytetet e mbretave. U konë ma i madh se Ai, edhe krejt burrat e tij jonë konë luftëtarë.

3 Për këtë arsye, Adoni-Zedeku, mbreti i Jerusalemit, i ka çu këtë lajm mbretit Hoham t'Hebronit, mbretit Piram t'Jarmuthit, mbretit Jafia t'Lahishit edhe mbretit Debir t'Eglonit:

4 «Ejani me m'ndihmu edhe ta sulmojmë Gibeonin, se aj ka ba paqe me Josiun edhe izraelitët.»

5 Atëherë mbretat e Jerusalemit, Hebronit, Jarmuthit, Lahishit edhe Eglonit i kanë bashku ushtritë e tyne. Këta pesë mbreta amoritë jonë nisë, e kanë rrethu Gibeonin edhe kanë fillu me luftu kundër tij.

6 Burrat e Gibeonit ia kanë çu këtë lajm Josiut n'kampin e tij te Gilgali: «Mos i le shërbëtorët e tu vetëm. Eja shpejt! Shpëtona edhe na ndihmo! Krejt mbretat amoritë pi vendeve malore jonë bashku kundër nesh.»

7 Atëherë Josiu u nis pi Gilgali bashkë me krejt luftëtarët edhe ushtarët e fortë.

8 Jehovai i ka thanë Josiut: «Mos u tut pi tyne, se unë t'i kom dhanë n'dorë. Asnji pi tyne s'ka me mujtë me t'ba ballë.»

9 Josiu ka ecë tanë natën pi Gilgali edhe masanej i ka sulmu papritmas.

10 Jehovai i ka ba me u hutu para izraelitëve. Te Gibeoni, izraelitët i kanë mundë keq. I kanë ndjekë rrugës përpjetë kah Beth-Horoni edhe i kanë luftu deri te Azeka edhe Makkeda.

11 Derisa ata po iknin para izraelitëve teposhtë shpatit t'Beth-Horonit, Jehovai ka lëshu pi qielli kokrra t'mdhaja breshni mbi ta, deri te Azeka, edhe ata kanë vdekë. Në fund, pi breshni kanë vdekë ma shumë se pi shpatat e izraelitëve.

12 Atë ditë, kur Jehovai i ka mundë amoritët para syve t'izraelitëve,
Josiu i asht drejtu Jehovait edhe ka thanë para izraelitëve: «O diell,
ndalu mbi Gibeon, edhe ti, o hanë, mbi luginën e Ajalonit!»

13 Atëherë dielli asht nalë edhe hana s'ka lëvizë pi vendit, derisa populli ua ka marrë hakun armiqve t'vet. Kjo asht shkru edhe n'librin e Jasharit. Dielli ka nejt n'mes t'qiellit gati nji ditë t'tanë edhe s'ka nxitu me perëndu.

14 As para asaj dite, as mas saj, s'ka pasë nji ditë si ajo, kur Jehovai e ka ngu nji njeri. Se Jehovai ka luftu për Izraelin.

15 Masanej Josiu bashkë me krejt Izraelin jonë kthy n'kamp te Gilgali.

16 Ndërkohë, pesë mbretat kanë ikë edhe jonë mshefë n'nji shpellë te Makkeda.

17 Josiut i kanë tregu: «I kemi gjetë pesë mbretat n'shpellën te Makkeda, ku jonë mshefë.»

18 Josiu ka urdhnu: «Rrokullisni do gurë t'mdhaj te hyrja e shpellës edhe leni do burra me i rujtë.

19 Po ju tjerët vazhdoni. Ndiqini armiqtë tuaj edhe sulmojini pi mbrapa. Mos i leni me ikë n'qytetet e tyne, se Jehovai, Zoti juaj, jua ka dhanë n'dorë.»

20 Josiu edhe ushtria e Izraelit i kanë mundë shumë keq amoritët. I kanë shkatërru pothuajse krejt, përveç do që kanë shpëtu tu ikë n'qytetet e fortifikume.

21 Masanej krejt burrat jonë kthy shëndosh e mirë te Josiu n'kampin e Makkedës. Askush ma s'ka guxu me thanë kurgjo kundër izraelitëve.

22 Atëherë Josiu ka urdhnu: «Hapeni hyrjen e shpellës edhe nxirrini pesë mbretat jashtë e sillmi ktu!»

23 Kështu i kanë nxjerrë pesë mbretat pi shpella edhe ia kanë pru Josiut: mbretin e Jerusalemit, mbretin e Hebronit, mbretin e Jarmuthit, mbretin e Lahishit edhe mbretin e Eglonit.

24 Kur ia kanë pru këta mbreta Josiut, aj i ka thirrë krejt burrat e Izraelit edhe u ka thanë komandantave t'luftëtarëve që kanë dalë me të: «Ejani ktu edhe vnojani kambën mbi qafë këtyne mbretave.» Edhe ata e kanë ba qashtu.

25 Atëherë Josiu u ka thanë: «Mos kini frikë edhe mos u tutni. Bani zemër edhe rrini t'fortë, se kështu ka me ua ba Jehovai krejt armiqve tuaj kundër t'cilëve keni me luftu.»

26 Masanej Josiu i ka goditë, i ka vra mbretat edhe i ka varë n'pesë trungje. Ata kanë mbetë t'varun aty deri n'mramje.

27 Kur dielli ka perëndu, Josiu ka urdhnu me i zhdrypë pi trungjeve edhe me i gjujtë n'shpellën ku jonë mshefë ma herët. Masanej e kanë mbyllë hyrjen e shpellës me gurë t'mdhaj, që jonë aty edhe sot.

28 Atë ditë Josiu e ka marrë Makkedën edhe i ka vra krejt me shpatë. Mbretin edhe krejt ata që jonë konë aty i ka shkatërru pa lanë asnji. Askush s'ka shpëtu. Mbretit t'Makkedës ia ka ba qysh ia ka ba mbretit t'Jerikos.

29 Masanej Josiu bashkë me krejt Izraelin jonë nisë pi Makkeda për n'Libna, për me luftu kundër saj.

30 Jehovai ua ka dhanë izraelitëve n'dorë edhe Libnën bashkë me mbretin e saj. Ata e kanë sulmu edhe i kanë vra krejt me shpatë. Askush s'ka shpëtu. Edhe ky mbret ka përfundu qysh ka përfundu mbreti i Jerikos.

31 Masanej Josiu bashkë me krejt Izraelin jonë nisë pi Libna për n'Lahish, e kanë ngritë kampin aty edhe kanë luftu kundër qytetit.

32 Jehovai ua ka dhanë Lahishin n'dorë izraelitëve, edhe ata e kanë marrë ditën e dytë. E kanë sulmu edhe i kanë vra krejt me shpatë, qysh e kanë ba edhe n'Libna.

33 Mbreti Horam i Gezerit ka shku përpjetë kah Lahishi për me i ndihmu atij qyteti. Po Josiu e ka mundë atë edhe popullin e tij. Askush s'ka shpëtu.

34 Masanej Josiu bashkë me krejt Izraelin jonë nisë pi Lahishi për n'Eglon, e kanë ngritë kampin aty edhe kanë luftu kundër tij.

35 E kanë marrë atë ditë edhe i kanë sulmu me shpatë. Atë ditë i kanë shkatërru krejt ata që jonë konë aty, qysh e kanë ba edhe n'Lahish.

36 Masanej Josiu bashkë me krejt Izraelin jonë nisë pi Egloni përpjetë kah Hebroni edhe kanë luftu aty.

37 E kanë marrë Hebronin edhe i kanë sulmu me shpatë krejt vendet që i kanë taku atij qyteti, mbretin edhe krejt ata që jonë konë aty. S'ka mbetë asnji. Josiu e ka shkatërru krejt qytetin bashkë me krejt ata që jonë konë aty, qysh e ka ba edhe me Eglonin.

38 N'fund, Josiu bashkë me krejt Izraelin jonë kthy kundër Debirit edhe kanë luftu kundër tij.

39 Aj e ka marrë qytetin edhe vendet që i kanë taku atij, e ka kapë mbretin, i ka sulmu me shpatë edhe i ka shkatërru krejt. Askush s'ka shpëtu. Debirit edhe mbretit t'tij ua ka ba qysh ua ka ba Hebronit edhe Libnës bashkë me mbretat e tyne.

40 Josiu e ka marrë krejt territorin malor, Negebin, Shefelën edhe shpatet e maleve, edhe i ka mundë krejt mbretat që jonë konë aty. Askush s'ka shpëtu. Krejt ata që kanë marrë frymë i ka shkatërru, qysh e ka urdhnu Jehovai, Zoti i Izraelit.

41 Territori që e ka marrë Josiu shtrihej pi Kadesh-Barnea deri n'Gaza, edhe pi krejt vendi i Goshenit deri n'Gibeon.

42 Josiu i ka mundë edhe i ka marrë krejt këta mbreta bashkë me tokat e tyne gjatë nji fushate t'vetme lufte, se Jehovai, Zoti i Izraelit, ka luftu për Izraelin.

43 Masanej Josiu bashkë me krejt Izraelin jonë kthy n'kamp te Gilgali.