Josiu 11
1 Sapo mbreti Jabin i Hazorit e ka ni këtë, ka çu fjalë te mbreti Jobab i Madonit, te mbreti i Shimronit edhe te mbreti i Akshafit,
2 te mbretat në malësinë e veriut, në rrafshinat në jug të Kineretit, në Shefelë edhe në shpatet e Dorit kah perëndimi,
3 te kananejt në lindje e në perëndim, te amorejt, hitejt, perizejt edhe jebusejt në malësi, si edhe te hivejt rrëzë malit Hermon, në vendin e Mizpës.
4 Atëherë ata kanë dalë me krejt ushtritë e veta. U mblodh nji kallabllak shumë i madh, sa kokrrat e ranës buzë detit, bashkë me shumë kuaj edhe karroca lufte.
5 Krejt këta mbreta u morën vesh me u taku, kanë ardh te ujërat e Meromit edhe e kanë ngreh kampin bashkë aty, për me luftu kundër Izraelit.
6 Atëherë Jehova i ka thanë Jozues: „Mos u tut pi tyne, se nesër në këtë kohë kom me i dorëzu krejt në dorë t'Izraelit, të vramë. Prejua gilcat e kambëve kuajve të tyne edhe digjua karrocat.“
7 Masanej Jozue edhe krejt luftëtarët e tij i kanë sulmu befas te ujërat e Meromit.
8 Jehova ua ka dorëzu në dorë izraelitëve, edhe ata i kanë mund edhe i kanë ndjek deri te Sidoni i Madh, te Misrefot-Majimi edhe deri në luginën e Mizpes kah lindja. I kanë luftu derisa s'ka mbet asnjani gjallë.
9 Masanej Jozue ka vepru me ta qysh i ka thanë Jehova: ua ka pre gilcat kuajve edhe ua ka djeg karrocat.
10 Masanej Jozue u kthy, e ka pushtu edhe Hazorin edhe e ka vra mbretin e tij me shpatë. Se Hazori ma herët u konë kryesori ndër krejt ato mbretni.
11 Krejt njerëzit që u gjindshin aty i ka vra me shpatë edhe i ka shkatërru krejt. S'ka lonë asnji që merrte frymë gjallë. Masanej ia ka vu flakën Hazorit.
12 Jozue i ka pushtu krejt qytetet e atyne mbretave edhe i ka vra krejt mbretat me shpatë. I ka shkatërru krejt, qysh e ka urdhnu Moisiu, shërbëtori i Jehovës.
13 Po qytetet që u konë të ndërtume përmi kodra, izraelitët s'i kanë djegë, përveç Hazorit. Ky u konë i vetmi qytet që e ka djegë Jozue.
14 Izraelitët i kanë marrë si plaçkë krejt senet e atyne qyteteve edhe bagëtinë. Po krejt njerëzit i kanë vra me shpatë, derisa s'ka mbet asnjani gjallë. S'kanë lonë asnji që merrte frymë.
15 Qysh Jehova e ka urdhnu shërbëtorin e vet Moisiun, qashtu Moisiu e ka urdhnu Jozuen, edhe Jozue e ka bo. S'ka lonë pa e bo asnji sen pi krejt atyne që Jehova ia ka urdhnu Moisiut.
16 Kshtu Jozue e ka pushtu krejt atë vend: malësinë, krejt Negebin, krejt vendin e Gosenit, Shefelën, Arabën edhe malësinë e Izraelit bashkë me shpatet e saj,
17 pi mali Halak, që ngrihet kah Seiri, e deri te Baal-Gadi në luginën e Libanit, rrëzë malit Hermon. I ka zanë krejt mbretat e atij vendi, i ka vra edhe qashtu i ka mund.
18 Jozue ka luftu kundër këtyne mbretave për do kohë.
19 Asnji qytet s'ka bo paqe me izraelitët, përveç hivejve që jetojshin në Gibeon. Krejt qytetet tjera i kanë pushtu me luftë.
20 Jehova ka leju që banorëve t'u ngurtësohej zemra, e për qata ata kanë dalë me luftu kundër Izraelit. Se aj ka pas qëllim me i shkatërru krejt, pa pasë dhimt për ta. Ata u dasht me u zhduk krejt, qysh Jehova e ka urdhnu Moisiun.
21 Në atë kohë Jozue i ka zhduk enakejt në malësi, në Hebron, në Debir, në Anab, në krejt malësinë e Judës edhe në krejt malësinë e Izraelit. I ka shkatërru krejt ata bashkë me qytetet e tyne.
22 Në vendin e izraelitëve s'ka mbet asnji enakej. Veç në Gazë, në Gat edhe në Ashdod kanë mbet hala do.
23 Kshtu Jozue e ka pushtu krejt vendin, qysh Jehova ia ka premtu Moisiut. Masanej ua ka dhanë izraelitëve si trashëgimi edhe e ka nda mes fiseve, secilit pjesën e vet. Tash vendi ka pasë qetësi pi lufta.