Josiu 19
1 Shorti i dytë i ka ra Simeonit, fisit të Simeonit sipas familjeve të veta. Trashëgimia e tyne u konë në mes të trashëgimisë së Judës.
2 Në trashëgiminë e tyne kanë hy Beersheba edhe Sheba, Molada,
3 Hazar-Shuali, Bala, Ezemi,
4 Eltoladi, Bethuli, Horma,
5 Ziklagu, Beth-Markaboti, Hazar-Susa,
6 Beth-Lebaoti edhe Sharuheni. Krejt bashkë 13 qytete me vendbanimet që u takojshin.
7 Ajini, Rimoni, Eteri edhe Ashani. Krejt bashkë 4 qytete me vendbanimet që u takojshin.
8 Këtu kanë hy edhe krejt vendbanimet përreth këtyne qyteteve, deri në Baalath-Beer (Rama e Jugut). Qikjo u konë trashëgimia e fisit të Simeonit, sipas familjeve të veta.
9 Trashëgimia e pasardhësve të Simeonit u mor pi pjesa e tokës së Judës, se pjesa që i ka ra Judës u konë tepër e madhe për ta. Për qata pasardhësit e Simeonit kanë marrë tokë mrena trashëgimisë së Judës.
10 Shorti i tretë u ka ra pasardhësve të Sebulonit, sipas familjeve të veta, edhe kufini i trashëgimisë së tyne ka shku deri në Sarid.
11 Kufini i tyne ka hyp kah perëndimi deri në Mareal, masanej ka mrri në Dabesheth edhe ka vazhdu deri te lugina përballë Jokneamit.
12 Pi Saridi, kufini ka shku kah lindja, kah del dilli, deri te kufini i Kisloth-Taborit. Masanej ka vazhdu në Daberath edhe ka hyp në Jafia.
13 Pi aty ka vazhdu kah lindja, kah del dilli, deri në Gath-Hefer edhe Eth-Kazin, masanej deri në Rimon edhe ka mrri deri në Nea.
14 Në veri, kufini ka bo nji kthesë deri në Hanathon edhe ka mbaru te lugina e Jiftah-Elit.
15 Në atë pjesë kanë hy Katathi, Nahalali, Shimroni, Jidala edhe Bethlehemi. Krejt bashkë 12 qytete me vendbanimet që u takojshin.
16 Qikjo u konë trashëgimia e pasardhësve të Sebulonit, sipas familjeve të veta. Qito jonë konë qytetet edhe vendbanimet që u takojshin.
17 Shorti i katërt i ka ra Isaharit, pasardhësve të Isaharit, sipas familjeve të veta.
18 Kufini i tyne i ka përfshi Jezreelin, Kesulothin, Shunemin,
19 Hafaraimin, Shionin, Anaharathin,
20 Rabithin, Kishionin, Ebezin,
21 Remethin, En-Ganimin, En-Hadën edhe Beth-Pazezin.
22 Kufini ka shku deri në Tabor, Shahazuma edhe Beth-Shemesh, edhe ka mbaru te Jordani. Krejt bashkë 16 qytete me vendbanimet që u takojshin.
23 Qikjo u konë trashëgimia e fisit të Isaharit, sipas familjeve të veta, bashkë me qytetet edhe vendbanimet që u takojshin.
24 Shorti i pestë i ka ra fisit të Asherit, sipas familjeve të veta.
25 Kufini i tyne i ka përfshi Helkathin, Halin, Betenin, Akshafin,
26 Alamelekun, Amadin edhe Mishalin. Në perëndim ka shku deri te Karmeli edhe deri në Shihor-Libnath.
27 Pi aty kufini u kthy kah lindja, deri në Beth-Dagon, edhe ka mrri te Sebuloni edhe te ana veriore e luginës së Jiftah-Elit. Masanej ka vazhdu në Beth-Emek edhe Neiel, edhe ka shku kah ana e majtë deri në Kabul,
28 masanej ka vazhdu në Ebron, Rehob, Hamon edhe Kana, deri te Sidoni i Madh.
29 Pi aty kufini u kthy kah Rama edhe ka shku deri te qyteti i fortifikum i Tirit. Masanej u kthy kah Hosa edhe ka mbaru në pjesën e bregdetit, ku gjindeshin Akzibi,
30 Uma, Afeku edhe Rehobi. Krejt bashkë 22 qytete me vendbanimet që u takojshin.
31 Qikjo u konë trashëgimia e fisit të Asherit, sipas familjeve të veta. Qito jonë konë qytetet edhe vendbanimet që u takojshin.
32 Shorti i gjashtë u ka ra pasardhësve të Naftalit, sipas familjeve të veta.
33 Kufini i tyne ka nis pi Helefi, te druni i madh në Zaananim, ka kalu nëpër Adami-Nekeb edhe Jabneel, deri në Lakum, edhe ka mbaru te Jordani.
34 Pi aty kufini u kthy kah perëndimi, në Asnoth-Tabor, edhe ka vazhdu deri në Hukok. Në jug ka prek kufinin e Sebulonit, në perëndim atë të Asherit, kurse në lindje atë të Judës te Jordani.
35 Qytetet e fortifikume jonë konë Zidimi, Zeri, Hamathi, Rakathi, Kinereti,
36 Adama, Rama, Hazori,
37 Kedeshi, Edrei, En-Hazori,
38 Jironi, Migdal-Eli, Horemi, Beth-Anathi edhe Beth-Shemeshi. Krejt bashkë 19 qytete me vendbanimet që u takojshin.
39 Qikjo u konë trashëgimia e fisit të Naftalit, sipas familjeve të veta, bashkë me qytetet edhe vendbanimet që u takojshin.
40 Shorti i shtatë i ka ra fisit të Danit, sipas familjeve të veta.
41 Kufini i trashëgimisë së tyne i ka përfshi Zorën, Eshtaolin, Ir-Shemeshin,
42 Shaalabinin, Ajalonin, Jitlën,
43 Elonin, Timnën, Ekronin,
44 Elteken, G ibethonin, Baalathin,
45 Jehudin, Bene-Berakun, Gath-Rimonin,
46 Me-Jarkonin edhe Rakonin. Kufini ka kalu përballë Jopës.
47 Po fisit të Danit s'i ka mjaftu vendi në tokën e vet. Për qata ata kanë dalë me luftu kundër Leshemit, e kanë pushtu edhe i kanë vra banorët e tij me shpatë. E kanë marrë qytetin për veti, jonë vendos aty edhe ia kanë ndrru emnin Leshemit në Dan, sipas emnit të Danit, paraardhësit të tyne.
48 Qikjo u konë trashëgimia e fisit të Danit, sipas familjeve të veta. Qito jonë konë qytetet edhe vendbanimet që u takojshin.
49 Pasi e kanë nda krejt tokën në pjesë për trashëgimi, izraelitët ia kanë dhanë edhe Jozues, djalit të Nunit, nji pjesë të trashëgimisë në mesin e tyne.
50 Qysh e ka urdhnu Jehova, ata ia kanë dhanë qytetin që e ka lyp: Timnath-Serahun, në malësinë e Efraimit. Aj e ka ndërtu qytetin edhe u vendos aty.
51 Në Shilo, te hyrja e tendës së takimit, prifti Eleazar, Jozue, djali i Nunit, edhe kryefamiljarët e mëdhenj të fiseve të Izraelit e kanë nda trashëgiminë me short para Jehovës. Qashtu e kanë kry ndamjen e krejt tokës.