Josiu 20
1 Pastaj Jehovai i ka thanë Jozuës:
2 “Thuju izraelitëve: ‘Caktoni për veti qytetet e strehimit, për të cilat ju kom folë nëpërmjet Moisiut,
3 që kushdo që e mbyt dikon pa e pasë me qëllim a pa dashje, me mujtë me ikë aty. Këto qytete kanë me ju shërby si strehim pi atij që don me marrë hak për gjakun e të vramit.
4 Aj që e ka mbytë dikon duhet me ikë në njanin pi këtyne qyteteve, me u nalë te hyrja e portës së qytetit edhe me ju kallxu pleqve të qytetit qka ka ndodhë. Atëherë ata kanë me e pranu në qytet edhe me ia caktu nji vend ku mundet me jetu në mesin e tyne.
5 Nëse aj që don me marrë hak për gjakun e të vramit i shkon mbrapa, ata s’guxojnë me ia dorëzu, se aj e ka mbytë atë njeri pa dashje edhe s’e ka pasë inati ma herët.
6 Aj duhet me jetu në atë qytet derisa rasti i tij me u shqyrtu para krejt popullit. Pastaj duhet me metë aty deri sa të vdesë kryeprifti që asht në detyrë në atë kohë. Veç masanej mundet me u kthy në qytetin pi ku ka ikë edhe me hi në shpinë e vet.’”
7 Këto qytete i kanë veçu si të shenjta: Kadeshin në Galile, në malet e Naftalit, Sikemin në malet e Efraimit edhe Kirjat-Arbën (domethanë Hebronin) në malet e Judës.
8 Në anën lindore të Jordanit, përballë Jerihos, i kanë zgjedhë këto qytete: Bezerin në vendin e shkretë të rrafshnaltës, në tokën e fisit të Rubenit, Ramotin në Gilead, në tokën e fisit të Gadit, edhe Golanin në Bashan, në tokën e fisit të Manases.
9 Këto qytete i kanë caktu për krejt izraelitët edhe për të hujt që jetojnë në mesin e tyne. Kështu, kushdo që e ka mbytë dikon pa dashje, ka mujtë me ikë në njanin pi këtyne qyteteve, që mos me e vra aj që don me marrë hak për gjakun e të vramit, para se rasti i tij me u shqyrtu para krejt popullit.