Kangë t'shejta 122
Zur Navigation springen
Zur Suche springen
1 U gëzova kur m'kanë thanë:
„Hajde t'shkojmë n'shpinë e Jehovës.“
2 E tash kambët tona po qëndrojnë
te portat tua, o Jerusalem.
3 Jerusalemi asht ndërtu si nji qytet,
ku krejt pjesët jonë t'lidhuna bashkë.
4 Fiset kanë hyp deri atje,
fiset e Jahut, qysh e
ka pasë urdhnin Izraeli, me
e lavdëru emnin e Jehovës.
5 Se atje i kanë vendosë fronet për
me gjyku, fronet e shpisë së Davidit.
6 Lutuni për paqe n'Jerusalem.
Ata që t'dojnë, o qytet, kanë me konë t'sigurt.
7 Mrena mureve tua mbrojtëse le t'ketë gjithmonë paqe,
mrena kullave tua mbrojtëse le t'ketë siguri.
8 Për hatër t'vllaznive edhe shokëve t'mi, kam me thanë:
„Te ti le t'ketë paqe.“
9 Për hatër t'shpisë së Jehovës, Zotit tonë, kam me
kërku qka asht ma e mira për ty.