Kangë t'shejta 125
Zur Navigation springen
Zur Suche springen
1 Ata që i besojnë Jehovës, jonë
si mali i Sionit, që s'munet
me u lëkundë, po qëndron përgjithmonë.
2 Qysh Jerusalemi asht i rrethum me
male, qashtu Jehovai e rrethon popullin
e vet pi tash e përgjithmonë.
3 Shkopi i sundimit t'keq s'ka me mbetë mbi tokën që u
asht dhanë t'drejtëve, që t'drejtët mos me nisë me ba keq.
4 Baju mirë t'mirëve, o Jehova, atyne
që e kanë zemrën e drejtë.
5 E ata që marrin rrugë t'shtrembta, Jehovai
ka me i largu bashkë me
ata që bajnë keq. Paqe pastë Izraeli!