Kangë t'shejta 126
Zur Navigation springen
Zur Suche springen
1 Kur Jehovai i ktheu robt e Sionit,
na u dok si me konë n'andërr.
2 Atëherë na u mush goja me
t'qeshuna, e gjuha me britma
gëzimi. Atëherë popujt thojshin: “Jehovai ka
bo punë t'mdhaja për ta.”
3 Jehovai ka bo punë t'mdhaja për
neve edhe na jena tepër t'lumtun.
4 Ktheji robt tonë, o
Jehova, si përrojt n'Negeb.
5 Ata që mbjellin me lot, kanë
me korrë me britma gëzimi.
6 Kush del, edhe pse tu kajtë,
me qesen plot fara me veti,
ka me u kthy pa tjetër
tu brohoritë, tu i bartë duajt.