Kangë t'shejta 13
Zur Navigation springen
Zur Suche springen
1 Deri kur, o Jehova, ke me më harru? A përgjithmonë?
Deri kur ke me e mshef fytyrën tande pi meje?
2 Deri kur kanë me më mundu brengat, e
mërzia me ma ranu zemrën ditë për ditë? Deri
kur ka me fitu armiku jem mbi mu?
3 Më kqyr e m'u përgjigj, o Jehova, Zoti jem.
M'i ndriço sytë, që mos me ra në gjumin e vdekjes,
4 që armiku jem mos me thanë:
„E kom mundë!“ Mos i le kundërshtarët e mi me u gëzu për shkatërrimin tem.
5 Unë i besoj dashnisë tande besnike, zemra jem ka me
brohoritë prej gëzimit për shpëtimin që ma jep ti.
6 Kam me i këndu Jehovait, se aj më ka shpërbly shumë.