Kangë t'shejta 132

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 O Jehova, kujtoje Davidin edhe
krejt vuajtjet e tij.

2 Qysh iu betu Jehovait, qysh i
dha premtim të Fuqishmit të Jakobit:

3 „S'kam me hy në tendën tem, në shpinë tem.
S'kam me u shtri në divanin tem, në shtratin tem.

4 S'kam me i lanë sytë e mi me
flejtë, as kapakët e syve me dremitë,

5 derisa ta gjej nji vend për Jehovën, nji
vendbanim madhështor për të Fuqishmin e Jakobit.“

6 Kqyrni!
Në Efratë kemi ni për të, e në fushat e pyllit e kemi gjetë.

7 Hajde të hymë në vendbanimin e tij.
Të përulemi para stolit ku i pushon kambët.

8 Çohu, o Jehova, e eja te vendi yt i pushimit, ti
edhe arka e besëlidhjes, që asht shenja e fuqisë tande.

9 Priftat e tu le të vishen me drejtësi, e
besnikët e tu le të brohorisin prej gëzimit.

10 Për hir të shërbëtorit tand Davidit,
mos e refuzo të vajosunin tand.

11 Jehovai i ka ba nji betim Davidit,
edhe s'ka me e kthy mbrapsht fjalën
e vet: „Nji pi pasardhësve tu
kam me e ulë në fronin tand.

12 Nëse djemtë e tu e mbajnë besëlidhjen
teme edhe përkujtimet që ua mësoj unë,
atëherë edhe djemtë e tyne kanë
me u ulë përgjithmonë në fronin tand.“

13 Se Jehovai e ka zgjedhë Sionin.
Aj ka pasë shumë dëshirë me e pasë për vendbanim:

14 „Ky asht vendi jem i pushimit përgjithmonë.
Këtu kam me banu, se kështu du unë.

15 Kam me e beku qytetin me shumë ushqim.
Të vorfnit e tij kam me i ngi me bukë.

16 Priftat e tij kam me i veshë me shpëtim.
E besnikët e tij kanë me brohoritë prej gëzimit.

17 Aty kam me e bo fuqinë e Davidit me u shtu.
E kom përgatitë nji llambë për të vajosunin tem.

18 Armiqtë e tij kam me i veshë me marre, po kurora
në kryt e tij ka me shndritë gjithnji e ma fort.“