Kangë t'shejta 138
1 Kam me të lavdu me krejt
zemër. Para syve të zotave
tjerë kam me këndu kangë lavdërimi.
2 Kam me u përulë kah tempulli yt i shenjtë, edhe
kam me e lavdu emrin tand, për shkak të dashnisë
tande besnike edhe besniknisë tande. Se ti i ke ngritë
fjalët e tua edhe emrin tand përmbi krejt senet tjera.
3 Ditën kur të kom thirrë, ti m'u ke përgjigjë.
M'ke dhanë guxim edhe m'ke bo të fortë.
4 Krejt mbretërit e tokës kanë me të lavdu, o Jehova, se kanë
me i pasë ni premtimet që kanë dalë pi gojës tande.
5 Ata kanë me këndu për rrugët e Jehovait,
se lavdia e Jehovait asht shumë e madhe.
6 Edhe pse Jehovai asht i lartësuem, aj e vëren njeriun
e përulun, po mendjemadhin e njeh veç pi larg.
7 Edhe kur kaloj në mes të rreziqeve, ti ke me më mbajtë gjallë.
Ti e shtrin dorën kundër idhnimit të armiqve të mi.
Dora jote e djathtë ka me më shpëtu.
8 Jehovai ka me i kry krejt senet për mu.
O Jehova, dashnia jote besnike ka me mbetë përgjithmonë.
Mos i braktis veprat e duerve tua.