Kangë t'shejta 141
1 O Jehova, po t'thërras.
Shpejt, m'ndihmo!
Ma vno veshin kur t'thërras.
2 Lutja jeme le t'jetë si temjani i përgatitun që t'ofrohet ty,
e duert e mia t'ngrituna si kurbani i drithit i mbramjes.
3 Vno nji roje te goja jeme, o Jehova,
nji roje te dera e buzëve t'mia.
4 Mos e le zemrën teme me u kthy kah naj sen
i keq, që mos me u përzi n'punët e ndyta t'njerëzve
t'këqij. Mos m'le kurrë me i shiju ushqimet e tyne t'shijshme!
5 Nëse nji njeri i drejtë m'godet, kjo kish me konë
dashni besnike. Nëse aj m'qorton, kjo kish me konë si
vaj, që koka jeme kurrë s'ka me e refuzu. Lutja
jeme ka me vazhdu, edhe kur fatkeqësia i godet ata.
6 Edhe pse gjykatësit e tyne kanë me u hudh poshtë pi
shkambit, fjalët e mia kanë me u dëgju, se jonë t'kandshme.
7 Ashtu si kur dikush e lëron e e çan tokën,
ashtu edhe eshnat tona jonë shpërnda te varri i hapun.
8 Po sytë e mi jonë kah ti, o Jehova, Zot që sundon mbi krejt.
Te ti kom kërku mbrojtje.
Mos ma merr jetën.
9 M'ruj mos me ra n'kurthin që ma kanë
ngrehë, e n'lakat e atyne që bojnë t'këqija.
10 T'këqijtë krejt kanë me ra n'rrjetat e veta,
e unë kam me kalu pa u lëndu.