Kangë t'shejta 17
1 O Jehova, dëgjoje lutjen teme për drejtësi,
vnoj vesh britmës teme për ndihmë,
dëgjoje lutjen teme që s'ka kurrfarë rrene.
2 Merr nji vendim t'drejtë n'favor temin, sytë e
tu le ta shohin qka asht e drejtë.
3 Ti ma ke kontrollu zemrën, m'ke hetu
mirë natën. M'ke pastru ashtu si pastrohet metali.
Asnji plan tinzar s'ka me gjet te
unë, goja jeme s'ka thanë kurgjo t'keqe.
4 Pavarësisht qka bojnë njerëzit, unë rri larg rrugëve
t'grabitësve, e kështu i ndjek fjalët e tua.
5 Hapat e mi le t'mbeten n'gjurmët e tua,
që kamtë e mia mos me u pengu.
6 Unë po t'thërras, se ti ke me m'u përgjigj, o Zot.
Ma vno veshin e dëgjoji fjalët e mia.
7 Tregoje dashninë tane besnike n'nji mënyrë t'mrekullueshme, o Shpëtimtar
i atyne që kërkojnë mbrojtje n'anën tane t'djathtë, për
me u mbrojt pi atyne që çohen kundër teje.
8 M'ruj si bebëzën e synit tand,
m'fsheh nën hijen e krahëve t'tu.
9 M'mbro pi njerëzve t'këqij që po m'sulmojnë, pi
armiqve t'mi për vdekje që m'kanë rrethu.
10 Ata jonë bo pa ndjenja, e me
gojën e tyne flasin fjalë t'mëdha.
11 Tash po na shtijnë n'ngushticë, po
e presin rastin me na shkatërru.
12 Armiku asht si nji luan që mezi pret me e shqy prenë,
si nji luan i ri që rrin msheftas e pret me sulmu.
13 Çohu, o Jehova, dil përballë tij e rrëzoje për tokë.
M'shpëto me shpatën tane pi njeriu i keq.
14 M'shpëto me dorën tane, o Jehova, pi njerëzve
t'kësaj bote, që për ta kjo jetë asht gjithçka,
që ti i ngop me t'mirat që jep,
e që u lanë trashëgimi djemve t'vet t'shumtë.
15 Po unë, si njeri i drejtë, kam me e përjetu mirësinë tane, e me
u zgju n'praninë tane m'bon me u ndi i knaqun e i lumtun.