Kangë t'shejta 22

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 O Zoti jem, Zoti jem, pse m'ke
lonë? Pse je kaq larg e s'po m'shpëton,
kaq larg kur po bërtas për ndihmë?

2 O Zoti jem, tanë ditën po t'thërras e
ti s'po m'përgjigjesh, e as natën s'po heshti.

3 E prapë, ti je i shenjtë,
i rrethuem me lavdërimet e Izraelit.

4 Te ti e kanë pasë besimin baballarët tanë, kanë pasë besim
te ti e ti i ke çliru herë mas here.

5 Ty t'kanë thirrë për ndihmë e jonë shpëtu.
Te ti kanë pasë besim e s'jonë zhgënjy.

6 Po unë jom veç nji krymb e
jo njeri, njerëzit m'tallin e populli m'përbuz.

7 Krejt ata që m'shohin, m'tallin.
I shtrembërojnë ftyrat e tundin kryt tue u tallë:

8 “Aj u mbështet te Jehovai. Le ta çlirojë pra! Le
ta shpëtojë Zoti, nëse e ka aq për zemër!”

9 Ti je aj që m'ke nxjerrë pi barkut t'nanës, që m'ke
bo me u ndi i sigurt te gjini i nanës.

10 Qysh pi lindjes m'kanë lonë n'kujdesin tand.
Qysh pi barkut t'nanës, ti je Zoti jem.

11 Mos rri larg meje, se fatkeqësia po
afrohet, e s'kom kërkon tjetër me m'ndihmu.

12 Shumë dema t'ri m'kanë rrethu, dema
t'fortë pi Bashani m'kanë qarku.

13 Ata e kanë hapë gojën e tyne kundër meje, si
nji luan që ulërin e e shqyen prenë e vet.

14 Jom derdhë si ujë, krejt
eshtnat m'jonë dalë pi vendit. Zemra
jem u ba si dylli,
po shkrihet thellë mrena meje.

15 Fuqia jem u tha si nji copë ene pi balte.
Gjuha jem m'asht ngjitë për qiellzë.
Ti po m'shtrin n'pluhnin e vdekjes.

16 Se qentë m'kanë rrethu, si nji bandë
kriminelësh m'kanë qarku, si nji luan jonë
te durt e te kamtë e mia.

17 Muj me i numru krejt eshtnat e mi,
e ata rrinë e m'kqyrin, m'i ngulin sytë.

18 Rrobat e mia i ndajnë mes veti,
e për petkat e mia qesin short.

19 Po ti, o Jehova, mos rri larg.
Ti je fuqia jem. Shpejt, m'ndihmo!

20 M'çliro pi shpatës, jetën tem
t'çmueshme pi kthetrat e qenve.

21 M'shpëto pi gojës t'luanit e pi brinave t'demave t'egër.
M'dëgjo e m'shpëto.

22 Kom me ua tregu emnin tand vllaznive t'mi.
N'mes t'mbledhjes kom me t'lavdëru.

23 Ju që keni frikë e respekt për Jehovën, lavdërojeni!
Ju krejt pasardhësit e Jakobit, madhërojeni!
Keni respekt t'madh për to, ju krejt pasardhësit e Izraelit.

24 Se aj as s'e ka përbuzë, as s'e ka
neveritë vuajtjen e atij që shtypet. S'e ka mshefë ftyrën
pi tij, po ia ka ni thirrjen për ndihmë.

25 Kom me t'lavdëru n'mbledhjen e madhe.
Premtimet që i kom bo, kom me i mbajtë para atyne që kanë frikë e respekt për to.

26 T'butët kanë me hangër e me u ngi.
Ata që e lypin Jehovën kanë me e lavdëru.
Jetofshi për jetë e mot.

27 Krejt skajet e tokës kanë me e kujtu Jehovën e kanë me u kthy te aj.
Krejt familjet e popujve kanë me u përkulë para teje.

28 Se mbretnia i takon Jehovait,
aj sundon mbi popujt.

29 Krejt t'pasunit e tokës kanë me hangër e me u përkulë.
Para tij kanë me u gjunjëzu krejt ata që kanë me u kthy n'pluhun.
Asnji pi tyne s'mundet me e mbajtë veten gjallë.

30 Pasardhësit e tyne kanë me i shërby, brezi
që vjen ka me marrë vesh për Jehovën.

31 Kanë me ardhë e me tregu për drejtësinë e tij.
Atyne që hala s'jonë lindë, kanë me ua tregu veprat e tij.