Kangë t'shejta 23

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jehova asht bariu jem.
S'ka me m'mungu kurgjo.

2 N'kullosa me bar t'njomë aj m'len me pushu, te
vende t'qeta ku ka ujë boll aj m'prin.

3 Aj ma kthen fuqinë.
N'rrugë t'drejta m'prin për hatër t'emnit t'vet.

4 Edhe kur kaloj n'për luginë me
hije t'errët, s'frikësohna pi kurrfarë t'keqe,
se ti je me mu. Kërraba
jote edhe shkopi yt m'japin siguri.

5 Ti ma shtron sofrën para armiqve t'mi.
Ti ma derdh n'kry vajin që m'bon mirë.
Kupa jeme asht plot deri n'buzë.

6 Me siguri, e mira edhe dashnia besnike kanë me m'përcjellë tanë jetën
tem, krejt ditët e jetës tem kam me jetu n'shpinë e Jehovës.