Kangë t'shejta 25

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen




א (Aleph)
1 Te ti po drejtohna, o Jehova.

ב (Bet)
2 O Zoti jem, te ti kom besim. Mos
lejo me mbet i turpnum, as me
u gëzu armiqtë e mi për fatkeqësinë teme.

ג (Gimel)
3 Me siguri, asnjoni që shpreson te ti s'ka me u turpnu.
Po ata që s'jonë besnikë pa kurrfarë arsyeje, kanë me u turpnu.

ד (Dalet)
4 M'i kallxo rrugët e tua, Jehova.
M'i mëso shtigjet e tua.

ה (He)
5 M'ndihmo me ecë n'rrugën e t'vërtetës tane
edhe m'mëso, se ti je Zoti jem

ו (Waw)
që m'shpëton. Te ti shpresoj krejt ditën.

ז (Zajin)
6 Kujtoje dhimtën tane, Jehova, edhe dashninë tane
besnike, që e ke tregu gjithmonë.

ח (Chet)
7 Mos i kujto gjynahet e rinisë teme edhe
shkeljet e mia. M'kujto me dashninë tane
besnike, se ti je i mirë, o Jehova.

ט (Tet)
8 Jehova asht i mirë edhe i drejtë.
Prandaj i mëson ata që bojnë gjynahe qysh me jetu.

י (Jod)
9 Aj ka me i udhëheq ata që jonë t'butë n'rrugën e
drejtë, edhe ka me ua mësu atyne rrugën e vet.

כ (Kaf)
10 Krejt rrugët e Jehovait e tregojnë dashninë e tij besnike edhe besnikërinë e tij
ndaj atyne që e mbajnë besëlidhjen e tij edhe i zbatojnë përkujtimet e tij.

ל (Lamed)
11 Për hatër t'emnit tand, o Jehova, ma fal
shkeljen teme, edhe pse asht e madhe.

מ (Mem)
12 Kush asht aj njeri që ka respekt t'thellë për Jehovën?
Zoti ka me ja mësu rrugën që duhet me zgjedh.

נ (Nun)
13 Aj ka me përjetu t'mira, edhe pasardhësit e
tij kanë me e marrë tokën për veti.

ס (Samech)
14 Jehova bohet mik i ngushtë me ata që kanë respekt
t'thellë për të, edhe ua bon t'njohun besëlidhjen e vet.

ע (Ajin)
15 Sytë e mi jonë gjithmonë kah Jehova, se
aj ka me m'i nxjerrë kambët pi rrjetës.

פ (Pe)
16 Kthehu kah unë edhe m'trego mirësi,
se jom vetë edhe pa ndihmë.

צ (Zade)
17 Hallet e zemrës teme jonë shtu.
M'çliro pi krejt mundimet e mia!

ר (Resch)
18 Shihe mjerimin tem edhe brengën teme,
edhe m'i fal krejt gjynahet.

19 Shihe sa shumë armiq kom, edhe sa e
egër asht urrejtja e tyne ndaj meje!

ש (Schin)
20 Ma ruje jetën edhe m'shpëto.
Mos lejo me mbet i turpnum, se te ti kom kërku mbrojtje.

ת (Taw)
21 Le t'më mbrojnë ndershmënia edhe drejtësia jem, se te ti e kom shpresën.
22 O Zot, çliroje Izraelin pi krejt halleve t'veta!