Kangë t'shejta 30

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Kam me të lavdru, o Jehova, se ti më ke ngritë lart,
s’i ke lanë armiqtë e mi me u gëzu për mjerimin tem.

2 O Jehova, Zoti jem, të kom thirrë për ndihmë, edhe ti më ke shëru.

3 O Jehova, ti më ke nxjerrë pi vorrit.
Ti më ke majtë gjallë, s’më ke lanë me ra në gropë.

4 Këndoni kangë për Jehovën, ju që i rrini
besnikë, lavdrojeni emnin e tij të shenjtë.

5 Se zemrimi i tij zgjat veç nji moment, po
pëlqimi i tij zgjat tanë jetën. Edhe nëse në
mramje derdhen lot, në sabah ka brohoritje prej gëzimit.

6 Kur s’kom pasë kurrfarë meraku, kom thanë:
“Kurgjo s’munet me më lëkundë.”

7 O Jehova, kur m’ke pasë në pëlqimin tand, më ke ba të fortë si nji mal.
Po kur e ke mshefë ftyrën tane, m’ka kapë frika.

8 Ty, o Jehova, të kom thirrë pa u nalë.
Prapë e prapë i kom lutë Jehovës me pasë mirësi për mu.

9 Qka ka dobi nëse vdes e shkoj në vorr? A ka me
të lavdru pluhni? A ka me kallxu aj për besnikninë tane?

10 Ndigjo, o Jehova, edhe ki mirësi për mu.
O Jehova, bonu ndihmësi jem.

11 Zinë teme ma ke kthy në valle.
Ma ke hjekë teshën e thesit edhe më ke veshë me gëzim,

12 që me të lavdru me kangët e mia e mos me nejtë pa za.
O Jehova, Zoti jem, kam me të lavdru përgjithmonë.