Kangë t'shejta 31
1 Te ti kom lypë strehë, o Jehova.
Mos m'le kurrë me u turpëru.
M'çliro, se ti je i drejtë.
2 Ma kthe veshin e
m'dëgjo. Shpejt, m'çliro! Banu për
mu nji strehë n'male,
nji kala që m'shpëton.
3 Se ti je shkambi jem e kalaja jem.
Për hatër t'emnit tand, ki me m'pri e me m'udhëheqë.
4 Ti ki me m'çliru pi rrjetës që ma
kanë vnu fshehtas, se ti je kalaja jem.
5 N'dorën tane po ta besoj frymën tem.
Ti m'ke çliru, o Jehova, o Zot i t'vërtetës.
6 I urrej ata që u përkushtohen idhujve t'kotë e pa vlerë.
Sa për mu, unë kom besim te Jehovai.
7 Dashnia jote besnike ka me m'bo shumë
t'lumtun, se ti e ke pa mjerimin
tem. Ti e din hallin tem t'madh.
8 Ti s'më ke lonë n'dur t'armikut, po
m'ke bo me qëndru n'nji vend t'sigurt.
9 Ki dhimt për mu, o Jehova, se jom n'hall t'madh.
Sytë m'jonë dobësu pi mërzisë, e krejt trupi jem po ashtu.
10 Jeta po m'shkon n'dhembje, e
vitet po m'shkojnë tue psherëti.
Fuqia po m'hupë pi fajit
tem, e gjymtyrët po m'dobësohen.
11 Krejt kundërshtarët e mi m'tallin,
sidomos kojshitë e mi. Ata
që m'njohin tuten pi
meje. Kur m'shohin n'rrugë, ikin.
12 M'kanë hjekë pi zemre e m'kanë harru, sikur me konë i vdekun.
Jom si nji shtambë e thyme.
13 Kom ni shumë fjalë t'këqija që
po përhapen për mu. Frika m'ka rrethu.
Kur ata bahen bashkë kundër meje,
bojnë plane me ma marrë jetën.
14 Po unë kom besim te ti, o
Jehova. Po thom: “Ti je Zoti jem.”
15 Ditët e mia jonë n'dorën tane.
M'çliro pi duarve t'armiqve t'mi, po, pi atyne që po m'ndjekin.
16 Bane ftyrën tane me ndriçu mbi shërbëtorin tand.
M'shpëto me dashninë tane besnike.
17 O Jehova, mos m'le me u turpëru kur t'thërras.
Le t'turpërohen t'këqijtë.
Le t'heshtin n'vorr.
18 Le t'heshtin buzët që rrejnë, ato buzë mendjemëdha që flasin
me krenari e përbuzje kundër atij që asht i drejtë.
19 Sa e madhe asht mirësia jote! Ti e ke rujtë për
ata që kanë frikë e respekt për ty, e para
syve t'krejt njerëzve ua tregon atyne që lypin strehë te ti.
20 N'praninë tane, n'nji vend t'fshehtë, ki
me i mshefë pi planeve
t'këqija t'njerëzve. Ki me i mshefë
n'strehën tane pi sulmeve dashakeqe.
21 I lavdërum qoftë Jehovai, se n'nji qytet t'rrethuem aj ma
ka tregu dashninë e tij besnike n'nji mënyrë t'mrekullueshme.
22 Po mu m'ka kapë panika e kom thirrë: “Kom me
u zhdukë, larg pi syve tu!” Po ti m'i
ke dëgju lutjet e mia për ndihmë kur t'kom thirrë.
23 Duajeni Jehovën, ju krejt që i rrini besnikë!
Jehovai i run ata që jonë besnikë, po
atyne që sillen me mendjemadhësi ua kthen shumëfish.
24 Kini guxim e mbajeni zemrën t'fortë, ju
krejt që po e pritni Jehovën.