Kangë t'shejta 34

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen




א (Aleph)
1 Kom me e lavdu Jehovën n'çdo kohë.
Me buzët e mia kom me e lavdu pa nalë.

ב (Bet)
2 Kom me folë me krenari për Jehovën.
Ata që jonë t'butë kanë me e ni edhe kanë me u gëzu.

ג (Gimel)
3 Bashkë me mu tregojeni sa i madh asht Jehova.
Hajde ta lartësojmë bashkë emnin e tij.

ד (Dalet)
4 E kom pyet Jehovën, edhe aj m'u ka përgjigjë.
M'ka çliru pi krejt frikave të mia.

ה (He)
5 Ata që kanë kqyrë kah aj, kanë nisë me shkëlqy.
Ftyra e tyne s'ju ka skuqë kurrë pi turpit.

ז (Zajin)
6 Njeriu pa ndihmë ka thirrë, edhe Jehova e ka ni.
Zoti e ka shpëtu pi krejt halleve t'tij.

ח (Chet)
7 Engjëlli i Jehovait e ngreh kampin rreth atyne që
kanë respekt t'thellë për Zotin, edhe i çliron.

ט (Tet)
8 Provojeni edhe shihni sa i mirë asht Jehova.
I lumtun asht aj që kërkon mbrojtje te aj.

י (Jod)
9 Keni respekt t'thellë për Jehovën, ju t'shejtit e tij, se
atyne që kanë respekt t'thellë për të, s'ju mungon kurgjo.

כ (Kaf)
10 Edhe luanët e ri e t'fortë mbesin untë.
Po atyne që e kërkojnë Jehovën, s'ju mungon kurrfarë t'mire.

ל (Lamed)
11 Hajdeni, djemtë e mi, m'ngoni.
Kom me ju kallxu qka don me thanë me pasë respekt t'thellë për Jehovën.

מ (Mem)
12 Kush pi juve e don jetën edhe
ka qef me pa shumë ditë t'mira?

נ (Nun)
13 Atëherë ruje gjuhën mos me folë keq, edhe
mos lejo me t'dalë fjalë mashtruese pi buzëve.

ס (Samech)
14 Largoju t'keqes edhe bo mirë.
Kërko paqe edhe ndiqe pa nalë.

ע (Ajin)
15 Sytë e Jehovait jonë kah t'drejtit, edhe veshët e
tij e dëgjojnë thirrjen e tyne për ndihmë.

פ (Pe)
16 Po Jehova e kthen ftyrën kundër atyne që bojnë
keq, për me ua zhdukë krejt kujtimin pi tokës.

צ (Zade)
17 T'drejtit kanë thirrë, edhe Jehova i ka dëgju.
Aj i ka çliru pi krejt halleve t'tyne.

ק (Kof)
18 Jehova asht afër atyne që e kanë zemrën e thyme.
Aj i shpëton ata që e kanë shpirtin krejt t'dërrmum.

ר (Resch)
19 I drejti kalon nëpër shumë vështirësi, po
Jehova e çliron pi krejt atyne.

ש (Schin)
20 Aj ja run krejt eshtnat.
As edhe nji eshtën s'ju ka thy.

ת (Taw)
21 Fatkeqësia ka me e vra njeriun e keq.
Ata që e urrejnë t'drejtin kanë me u shpallë fajtorë.

22 Jehova ua shpëton jetën shërbëtorëve t'vet.
Asnjoni që kërkon mbrojtje te aj s'ka me u shpallë fajtor.