Kangë t'shejta 38
1 O Jehova, mos më qorto kur je i
nervozum, mos më ndreq kur je i zemrum.
2 Shigjetat tua më kanë hy thellë në trup,
edhe dora jote po më rëndon shumë.
3 Krejt trupi jem asht i smutë pi zemrimit tand.
S'ka qetësi në gjymtyrët e mia për shkak të gjynahit tem.
4 Se fajet e mia më kanë hypë mbi kry.
Jonë si nji barrë e randë, ma shumë se qka muj me bajtë.
5 Plagët e mia po qelben edhe po
qesin qelb për shkak të marrzisë teme.
6 Jom në hall të madh edhe krejt i rrënum.
Tanë ditën po eci i mërzitun.
7 Mrena meje po digjet si zjarm.
Krejt trupi jem asht i smutë.
8 Jom mpi edhe jom krejt i dërrmum.
Po rënkoj me za të naltë pi dhimtës së madhe në zemër.
9 O Jehova, ti i din krejt dëshirat e mia,
edhe psherëtimat e mia s'jonë të mshefta pi teje.
10 Zemra po më rreh fort, fuqia më ka lanë,
edhe drita e syve të mi u shujt.
11 Shokët e mi edhe ata që rrinë me mu po më shmangen, se jom
tu hjekë shumë, edhe ma të afërmit e mi po rrinë larg meje.
12 Ata që po ma lypin jetën po më shtrojnë kurthe.
Ata që dojnë me më ba keq po flasin për shkatërrimin tem.
Tanë ditën po murmurisin për mashtrime.
13 Po unë u bona si i shurdhët edhe s'i nigova.
U bona si memec edhe s'e hapa gojën.
14 U bona si nji njeri që s'ndin kurgjo edhe që
s'ka qka me thanë për me e mbrojtë veten.
15 Se unë ty të kom pritë, o Jehova, edhe
ti m'ke dhanë përgjigje, o Jehova, Zoti jem.
16 Kom thanë:
“Mos i le me u gëzu për fatkeqësinë teme edhe mos i le me u mburrë kur më rrëshqet kama.”
17 Veç sa s'jom rrëzu krejt, edhe
dhimbja më ka përcjellë pa nalë.
18 E kom pranu fajin tem, edhe
gjynahi jem s'më ka lanë rahat.
19 Po armiqtë e mi jonë të fortë edhe të fuqishëm,
edhe ata që më urrejnë pa arsye jonë bo shumë.
20 Ata të mirën ma kanë kthy me të keqe.
M'kanë dalë kundër se unë jom mundu me ndjekë të mirën.
21 Mos më lë në baltë, o Jehova.
O Zot, mos rri larg meje.
22 Shpejt, më ndihmo, o
Jehova, shpëtimi jem!